Categories: LajmeRajoni

Anëtarësimi i Kosovës, nis diskutimi në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës

Ka nisur në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës diskutimi lidhur me raportin për anëtarësimin ose jo të Kosovës. Deputetja greke, Dora Bakoyannis e cila ka përpiluar raportin, u shpreh me punën për përgatitjen e raportit është konfirmuar se Kosova është demokraci funksionale, duke i bërë thirrje Këshillit të Ministrave që ta ftojnë të bëhet anëtare e Këshillit të Europës. Megjithatë ajo theksoi se janë vërejtur edhe disa mangësi.

Juristët kanë konfirmuar qëndrimin se Kosova i përmbush kërkesat bazike për anëtarësim në Këshillin e Evropës”, u shpreh Bakoyannis, duke shtuar se raporti nuk prek çështjen e njohjes apo mosnjohjes së Kosovës dhe se kjo duhet të mbetet kompetencë e shteteve.

Lidhur me Asociacionit e komunave me shumicë Bakoyannis u shpreh se kjo nuk është çështje në duart e Këshillit të Evropës.

Shpresoj që sot Asambleja Parlamentare do ta nënvizojë nevojën për t’i sjellë nën ombrellën demokratike të KiE, 2 milionë europianë të tjerë, për t’i mbrojtur ata nga shkeljet dhe për të mos lejuar rrezikimin e jetës së tyre”, përfundoi raportuesja.

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës do të votojë në fund mbi anëtarësimin ose jo të Kosovës në Këshillin e Evropës.

Ky votim i sotëm, është kundërshtuar gjatë javëve të fundit nga Serbia, ku Presidenti serb Aleksandër Vuçiq (Aleksandar Vucic) urdhëroi ngritjen e një grupi të posaçëm pune për të penguar anëtarësimin e Kosovës në KiE.

Këshilli i Evropës është organizatë lidere në Evropë në fushën e të drejtave të njeriut. Pjesë e tij janë 46 shtete, përfshirë 27 vende anëtare të Bashkimit Evropian dhe të gjitha vendet e rajonit.

Kosova paraqiti kërkesën e saj për anëtarësim në Këshillin e Evropës në maj të vitit 2022 pak kohë pas përjashtimit të Rusisë nga kjo organizatë, pas agresionit në Ukrainë.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Krimet zgjedhore – kreu i SPAK, Dumani: Parlamenti kërkoi hetime të tilla

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, shpjegoi gjatë së premtes arsyet pse SPAK-u ndërmori…

19 hours ago

Shorti i Ligës së Konferencës në RTSH/ Çelsi sfidon Kopenhagenin, Fiorentina peshkon Panathinaikos

Aspirantet për finalen e madhe në Vroklav kanë mësuar sot rrugëtimin e tyre drejt 90’…

19 hours ago

Arresti kardiak i rrezikshëm – Mjeku kardiolog jep këshilla të vlefshme në përballjen me të

Vitet e fundit vërehet se janë rritur rastet e arresteve kardiake, ku po preken dhe…

20 hours ago

Të rinjtë drejt varësive / Imam Muhamed Sytari: Kaloni më shumë kohë me familjen

Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed Sytari, ka tërhequr vemendjen e prindërve që të kalojnë më…

20 hours ago

Infrastruktura rrugore në rrethina – Në fshatin Bardhaj, vite që banorët presin të investohet

Mungesa e infastrukturës, por edhe mos menaxhimi i mbeturinave , vazhdon të jetë prezent me…

20 hours ago

Eliana Laçej zgjidhet zëvendësrektore / Senati Akademik i UNISHK ka miratuar edhe buxhetin e institucionit

Mbledhja e sotme e Senatit Akademik të Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, ka miratuar buxhetin…

20 hours ago

This website uses cookies.