Anëtarësimi i Suedisë në NATO, Hungaria ndryshon qëndrim
Kryeministri hungarez, Viktor Orban duket se po bën një kthesë 180 gradë në lidhje me ratifikimin e anëtarësimit të Suedisë në NATO, një ditë pasi kërkesa e vendit skandinav u pranua nga Turqia, dhe Hungaria është pengesa e saj e fundit.
Në një postim në rrjetet sociale, Orban njoftoi se kontaktoi me telefon Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg dhe shprehu synimin e qeverisë hungareze për të mbështetur pranimin e Suedisë.
“Ne do të vazhdojmë t’i bëjmë thirrje Asamblesë Kombëtare Hungareze që të votojë në favor të pranimit të Suedisë dhe të përfundojë ratifikimin sa më shpejt të jetë e mundur”, shkruajti Orban.
Si pjesë e këtij procesi, kryeministri hungarez ftoi homologun e tij suedez Ulf Kristerson në Budapest për negociata në përpjekje për të hequr pengesat e fundit për pranimin e vendit nordik. Stokholmi, megjithatë, e refuzoi ftesën.
Parlamenti hungarez pritet të mblidhet sërish në mes të shkurtit. Megjithatë, çështja e ratifikimit të anëtarësimit të Suedisë në NATO nuk është aktualisht në rendin e ditës./ CNN.gr