Anëtarësimi në BE, Shqipëria hapa përpara, përmirësime në legjislacionNjë vit …

Anetaresimi ne BE Shqiperia hapa perpara permiresime ne legjislacion Nje

Anetaresimi ne BE Shqiperia hapa perpara permiresime ne legjislacion Nje

Anëtarësimi në BE, Shqipëria hapa përpara, përmirësime në legjislacion

Një vit pas nisjes konferencës së parë ndërqeveritare Shqipëri-BE së për anëtarësimin në Bashkimin Europian, vendi konsiderohet se ka bërë hapa përpara dhe bilancet janë tepër inkuarjuese për proceset e anëtarësimit.

Megjithatë, një publikim i fundit i zyrtarëve europianë thotë se ka ende hapësira për përmirësim.

Legjislacioni që ka nevojë për ndërhyrje është ai i prokurimeve publike, ku duhen përfshihen parimet e përgjithshme të transparencës, trajtimit të barabartë, konkurrencës së lirë dhe mosdiskriminimit.

Sa i përket fushës së statistikave kërkohet të ndërtohet një infrastrukture statistikore e bazuar në parimet e paanshmërisë, besueshmërisë, transparencës, konfidencialitetit të të dhënave individuale dhe shpërndarjes së statistikave zyrtare.

Në legjislacionin për korntrollin financiar është kërkuar miratimi i kornizave dhe standardeve të njohura ndërkombëtarisht, bazuar në parimin e llogaridhënies së decentralizuar menaxheriale.

Për legjislacionin rreth Drejtësisë, Lirisë dhe Sigurisë thuhet se politikat e BE-së synojnë të ruajnë dhe ta zhvillojnë më tej Bashkimin si një zonë lirie, sigurie dhe drejtësie.

Ndërsa, në legjislacionin për gjyqësorin dhe të drejtat themelore thuhet se politikat e BE-së në fushën e gjyqësorit dhe të drejtave themelore synojnë të krijojnë një gjyqësor të pavarur dhe efikas

Burimi

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.