Angelina Mango fiton Sanremo 2024. Finalja u transmetua drejtpërdrejtë në RTSH1

Angelina Mango, me “La noia” u shpall fituese e Festivalin të Sanremos 2024 . Në vendin e dytë u rendit Geolier me “I p’me tu p’te”, e treta Annalisa me “Sinceramente”.

Të tre vendet e para u fituan nga artistë që përfaqësojnë gjeneratat e reja të muzikës dhe tendencat e tregut.

“Faleminderit shumë orkestrës, ty Amadeus, Fiorellos, ekipit tim, familjes time, faleminderit”, tha artistja 22-vjeçare pas fitores, vajza e Pino Mango dhe Laura Valente, përmes lotëve. Angelina Mango do të përfaqësojë Italinë në Eurovision Song Contest 2024 , i cili do të zhvillohet nga 7 deri më 11 maj në Malmo të Suedisë.

Kjo është hera e parë pas 10 vitesh që një grua fiton festivalin e Sanremos. E fundit ishte Arisa fitoi me Controvento e cila u shpall fituese në vitin 2014.

Festivali i 74 i Sanremos u zhvillua në Teatrin Ariston në Sanremo nga data 6 deri më 10 shkurt me dirigjimin dhe drejtimin artistik , për të pestin vit radhazi, që të dyja iu besuan Amadeus. Ky i fundit i dha mbrëmjen e djeshme lamtumirën Sanremos, ndërsa bashkëprezantoi me mikun e tij, Firoellon.

Finalja e ngjarjes më të madhe të muzikës italiane u përcoll për publikun  gjatë mbrëmjes së të shtunës në kanalin e RTSH1. Tre netët e para të festivalit u transmetuan në kanalin RTSH 2 dhe u moderuan nga  gazetarët Andri Xhahu dhe Elona Jaçellari.

Gazetarët përcollën për publikun shqiptar jo vetëm komentin e Festivalit të Sanremos, por zhvilluan edhe lidhje direkte me artistë të cilët e kanë shkelur këtë skenë më herët. Një prej artistëve ishte Enxhi Nini, e cila në fillimet e karrierës ka marrë pjesë si këngëtare në Festivalin e Këngës në RTSH, pasi u zhvendos në Itali, në vitin 2014 dhe u bë pjesë e Orkestrës së Sanremo-s si violiniste. Një tjetër i ftuar ishte edhe violonçelisti Iljard Shaba, i cili një vit më parë  ishte i ftuari i Anna Oxa-s në Sanremo.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.