Angli, Federata e Futbollit kundër mandatit të katërt të Ceferin

Federata e Futbollit ka treguar hapur pozicionin e saj sa i përket amendamentit që kërkon të kalojë ditën e nesërme Ceferin gjatë Kongresit të UEFA-s në Paris.

Sipas medieve britanike Federata e Futbollit do të votojë kundër amendamentit të propozuar nga slloveni, i cili kërkon të jetë përjashtimi i rregullit ku thuhet se një person nuk mund të shërbejë më shumë se tri mandate si president i UEFA-s.

55-vjeçari mori drejtimin e UEFA-s tre vitet e fundit të mandatiti të Mishel Platinisë (2016-2019). Në 2019 ai u zgjodh për herë të parë në postin, të cilin do ta mbajë deri më 2027-ën. Ceferin kërkon që të ndryshojë rregulloren dhe të jetë në krye të UEFA-s deri në 2031-in.

Kundër planit të Ceferin është shprehur hapa Federata e Futbollit. Në Angli janë të bindur se një amendament i tillë do të ishte një hap pas për futbollin dhe do të votojnë kundër në mbledhjen e nesërme.

Ndërsa Federata Rumune e Futbollit, e cila në parim është kundër, ka shprehur votën e saj pro ndryshimeve. Sipas medieve britanike një ndër amendamenteve që do të kalojnë nesër është edhe ai që do të lejojë anëtarët e komitetit ekzekutiv që të shërbejnë në këtë post përtej moshës 70-vjeçare.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.