Categories: SportFutboll

Angli, Federata e Futbollit kundër mandatit të katërt të Ceferin

Federata e Futbollit ka treguar hapur pozicionin e saj sa i përket amendamentit që kërkon të kalojë ditën e nesërme Ceferin gjatë Kongresit të UEFA-s në Paris.

Sipas medieve britanike Federata e Futbollit do të votojë kundër amendamentit të propozuar nga slloveni, i cili kërkon të jetë përjashtimi i rregullit ku thuhet se një person nuk mund të shërbejë më shumë se tri mandate si president i UEFA-s.

55-vjeçari mori drejtimin e UEFA-s tre vitet e fundit të mandatiti të Mishel Platinisë (2016-2019). Në 2019 ai u zgjodh për herë të parë në postin, të cilin do ta mbajë deri më 2027-ën. Ceferin kërkon që të ndryshojë rregulloren dhe të jetë në krye të UEFA-s deri në 2031-in.

Kundër planit të Ceferin është shprehur hapa Federata e Futbollit. Në Angli janë të bindur se një amendament i tillë do të ishte një hap pas për futbollin dhe do të votojnë kundër në mbledhjen e nesërme.

Ndërsa Federata Rumune e Futbollit, e cila në parim është kundër, ka shprehur votën e saj pro ndryshimeve. Sipas medieve britanike një ndër amendamenteve që do të kalojnë nesër është edhe ai që do të lejojë anëtarët e komitetit ekzekutiv që të shërbejnë në këtë post përtej moshës 70-vjeçare.

AddThis Website Tools
RTSH Shkodra

Recent Posts

Rikualifikimi i zonës tek “Vëllëzërit Frashëri” – Synohet transformimi i hapësirave publike brenda blloqeve të pallateve

Blloku i pallateve në rrugën “Vëllezërit Frashëri” është një nga kantieret e hapura të punës…

18 minutes ago

Aksi i vjetër Shkodër-Velipojë / Banorët e Berdicës: Të vihet dorë, po degradohet

Rruga e re Shkodër-Velipojë pati një impakt pozitiv në pjesën e zhvillimit të turizmit dhe…

21 minutes ago

­Hajdutët tentojnë të vjedhin dy banesa – Policia e Shkodrës nis punën për identifikimin e tyre

Policia e Shkodrës njofton se persona të paidentifikuar kanë tentuar të vjedhin dy banesa të…

27 minutes ago

­Hajdutët tentojnë të vjedhin dy banesa – Policia e Shkodrës nis punën për identifikimin e tyre

Policia e Shkodrës njofton se persona të paidentifikuar kanë tëntuar të vjedhin dy banesa të…

1 hour ago

Letra e panjohur e Fishtës për Jakomonin: Kombi shqiptar do t’ua dijë për nder nëse sillni albanologun Norbert Jokli

Tue lexue me vëmendje biografët e studiuesit e Fishtës kam vërejtë, me keqardhje, se nuk…

2 hours ago

A janë koha dhe vdekja një iluzion i shpikur nga njerëzimi?

Bota e shkencës në zhvillim të vazhdueshëm, është ndonjëherë në kundërshtim me të gjitha leksionet që…

2 hours ago