Angli-Zvicër ose “kapitulli i tretë” i rivalitetit Xhaka-Kejn
“Euro 2024” do të jetë arena e radhës ku do të përballen me njëri-tjetrin dy rivalë të vjetër si Granit Xhaka dhe Herri Kejn.
Në Premier Ligë, Xhaka dhe Kejn kanë luajtur shpesh herë kundër njëri-tjetrit madje kanë qenë edhe protagonist pasi kanë mbajtur veshur ngjyrat e dy skuadrave, të cilat njihen për rivalitetin e madh në Londër.
“Rivaliteti” mes dy lojtarëve u spostua në Gjermani ku Xhaka u tranfserua në Leverkusen dhe Kejn në Mynih. Mesfushori arriti që të shpallej kampion me një ekip, i cili kurrë më parë nuk kishte mundur që të shpallej kampion në Bundesligë. Ndërsa nga ana tjetër Kejn nuk ia doli që të fitonte trofeun e parë edhe pse zgjodhi Bajernin, i cili kishte fituar titullin plot 11 vite me radhë. Në një konferencë për shtyp Xhaka u pyet se si ndihej për faktin se I kishte mohuar Kejnit titullin e parë të madh në karriere
Në “Euro 2024” Xhaka dhe Kejn do të shkruajnë një tjetër kapitull të rivalitet të tyre. Nesër në Dyseldorf Zvicra me kapiten Xhakën do të sfidojë për historinë Anglinë e Kejnit.