Anglia, 100 herë Southgate: Mendoj vetëm për Zvicrën

“Jam shumë krenar që bëj 100 ndeshje si trajner i ekipit kombëtar, por është statistika më pak e rëndësishme e javës. Ajo që ka rëndësi është ta çojmë Anglinë në një tjetër gjysmëfinale. Jam i sigurt se në vitet në vijim do të shikoj me krenari për këtë arritje, por tani për tani jam i fokusuar në këtë moment”.

Kështu është shprehur trajneri i Anglisë,  Gareth Southgate në prag të ndeshjes çerekfinale të Euro 2024 kundër Zvicrës. “Ne duam të luajmë sa më mirë – thotë ai – sepse çdo skuadër dëshiron të japë emocione. Ne kishim kundërshtarë që na vështirësuan shumë gjërat dhe kishte shumë pritshmëri nga ekipi im. Por tani duket ndryshe në stërvitje, shumë më fluide”.

Por çfarë mendon trajneri i Anglisë për Zvicrën? “Ka qenë e shkëlqyer deri më tani – përgjigjet ai -. Ata kanë lojtarë të mirë dhe një manovër që gjithmonë u ka shkaktuar probleme skuadrave të tjera. Kundër tyre do të duhet të rritemi”.

“Ata luajnë me një mbrojtje me pesë lojtarë, por ndonjëherë ata e ndryshojnë atë. Me pak fjalë, ata janë shumë të rrjedhshëm. Objektivi ynë është thjesht t’u krijojmë atyre probleme”

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.