Anglia dhe Skocia në 1/2 e Euro 2024, Sekretari i Brendshëm sposton me dy orë mbylljen e pub-eve
Në ishull po bëhen gati të festojnë rrugëtimin e Anglisë dhe Skocisë. Sipas Sekretarit të Brendshëm të Britanisë së Madhe, Xhejms Kleverli, pub-et do të kenë mundësi që të mbyllen në orën 01:00 pas mesnate nëse Anglia dhe Skocia do të prekin gjysmëfinalet e Euro 2024.
Edhe pse në fillim ishte thjesht një ide e hedhur prej Kleverlit gjatë një podcast-i të “The Sun”, mësohet se tani gjithçka është bërë në rrugë zyrtare.
Lokalet e natës në ishull do të kenë mundësi që të qëndrojnë edhe dy orë më shumë hapur nëse dy përfaqësueset do të figurojnë mes katër më të mirave të eventit.
Sipas programit dy takimet do të mbahen në “Allianz Arena” dhe “Signal Iduna Park” (9-10 korrik) dhe do të nisin në orën 21:00.