Anglia, Kane: Ndeshja jonë më e mirë

Harry Kane, qendërsulmuesi i Anglisë, ka komentuar kualifikimin e kombëtares së Southgate në finalen e Euro 2024 pas fitores me përmbysje ndaj Holandës. Në Dortmund skuadra angleze fitoi 2-1 me qendërsulmuesin e Bayern që shënoi golin e 1-1 me penallti.
“Është një mbrëmje e veçantë, një ndeshje speciale. Ishte një ndeshje e vështirë nga fillimi në fund, ishte performanca jonë më e mirë e turneut. Këto ndeshje vendosen nga detajet dhe Ollie ishte i jashtëzakonshëm sonte. Jam krenar për të gjithë këta djem, është një rrugëtim i gjatë për të arritur deri këtu”.
Edhe sonte pamë shumë karakter, shumë qëndrueshmëri, e meritojmë këtë finale. Penalltia? Gjithmonë përpiqem të vë në dyshim veten, bëj detyrat e shtëpisë gjatë javës dhe jam shumë i lumtur që kam parë topin të hyjë”.