ceferin
Federata e Futbollit ka qenë e qartë në pozicionin e saj për të mos lejuar sportistët rus të marrin pjesë në kompeticionet e organizuara nga UEFA. Ditën e djeshme një nga vendimet që mori Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s ishte edhe ai në lidhje me ekipet e moshave të Rusisë.
Sipas vendimit të fundit të organit në fjalë moshat deri në 17 vjeç do të kenë mundësi që të luajnë përsëri në kompeticionet e kontinentit tonë. Këtë vendim të ri Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s e mori me justifikimin se fëmijët nuk kishin përse të privoheshin nga konkurenca me bashkëmoshatarët e tyre në Europë.
Ky vendim nuk është mirëpritur në Angli pasi Federata e Futbollit ka bërë me dije sot se nuk ka ndër mend që të ndjekë udhëzimet e reja. Sipas Federatës në fjalë agresioni rus në Ukrainë duhet ndaluar me të gjitha mjetet dhe pjesëmarrja në aktivitet e ndryshme futbollistike të të rinjve rus nuk mund të jetë një përjashtim.
Në ambientet e Federatës Shqiptare të Futbollit ka qenë vetë Armand Duka që ka konfirmuar…
Pak ditë pasi u ndeshën për të vendosur finalisten e Kupës së Shqipërisë, Vllaznia dhe…
Policia ka bërë të ditur se në zonën e “Ali Demit” ka pasur një konlfikt…
Jam përpara jush, në emër të Partisë Demokratike, për të denoncuar skemat abuzive dhe gënjeshtrat…
Të nderuar banorë, Shkodra sot po përjeton investime të rëndësishmë në infrastrukturën arsimore dhe atë…
Nga Korça, kryetari i Partisë Social Demokrate, Tom Doshi, u shpreh se PSD është shtëpia…
This website uses cookies.