Anglia mundet nga Islanda, Gjermania mposht Greqinë me vështirësi

Teste shumë të rëndësishme përgatitore për shumë prej skuadrave që pas një jave do të jenë në garën e Kampionatit Evropian që do të mbahet në Gjermani.
Gjermania mposhti Greqinë me vështirësi dhe rikthim. Grekët shënuan të parët me anë të Masouras 33’. Më pjesën e dytë gjermanët përmbysën me golat e Havertz 56’ dhe Gross 89’.
Befason humbja e Anglisë në Ëembley kundër Islandës, 0-1, vendosi goli i Thorsteinsson 12’. Milik dëmtohet, por Polonia fiton 3-1 ndaj Ukrainës. Skocia, në avantazhin e dy golave, u arriti nga Finlanda në një barazim 2-2, barazim pa gola mes Rumanisë dhe Lihtenshtejnit.
