Anglia pa tituj prej 58 vitesh, Kryeministri Starmer pranon idenë e festës zyrtare në rast triumfi

Në rast se Angli e Southgejt i jep fund pritjes së gjatë për një trofe atëherë i gjithë vendi do të ketë mundësi të festojë i qetë pasi Kryeministri Keir Starmer ka bërë me dije se do të caktojë të hënën e 15 korrikut si festë zyrtare.
Pas sigurimit të finales, tifozët e Anglisë kanë propozuar në rrjetet sociale këtë ide, e cila nuk ka rënë në vesh të shurdhër.
“Po bëhen gati 60 vite që nga momenti kur Anglia fitoi Kupën e Botës. Kurrë nuk kënaqem me diçka më shumë se ç’duhet, por mendoj se në rast triumfi meritojmë një ditë feste zyrtare”, shkroi Starmer në profilin e tij në “X”.