Anglia, pesë skuadra në Champions

Champions

Anglia është zyrtarisht një nga dy vendet që do të ketë pesë skuadra sezonin tjetër në Champions League, falë koeficientit të lartë dhe tashmë të paarritshëm nga vendi i tretë. Numri mund të shkojë deri në shtatë nëse fitojnë Champions dhe Europa League dhe mbeten jashtë pesëshes së parë në Premier League.

 Sezonin e ardhshëm Anglia do të ketë pesë skuadra në Champions League sezonin e ardhshëm, duke qenë një dy vendet që përfiton një skuadër shtesë falë koeficientit më të mirë në sezonin aktual. Në prag të ndeshjeve të së martës, klubeve angleze iu mjaftonte vetëm një fitore në njërin prej tre kompeticioneve dhe e arritën në mënyrën më të mirë të mundshme, kur Topçinjtë e Londrës shpartalluan Real Madridin 3-0, çka e bën koeficentin e anglezëve të paarritshëm nga vendi i tretë në renditje, që aktualisht mbahet nga Spanja.

Në sezonin aktual, dy skuadrat me nga pesë skuadra në Champions League ishin Gjermania dhe Italia, kjo e fundit në vendin e dytë aktualisht, por spanjollët janë pranë dhe duhet pritur deri në fund. Në këtë mënyrë, skuadra e vendit të pestë në Premier League ka të sigurt pjesëmarrjen në kompeticionin kryesor evropian, por ndërkohë Anglia mund të ketë edhe më tepër skuadra.

Nëse Aston Villa fiton finalen e madhe të Mynihut më 31 maj dhe nuk renditet midis pesë të parave në Premier League, atëherë skuadra e Unai Emery do të marrë pjesë si kampione në fuqi, përkrah pesë skuadrave të para të kampionatit. Po ashtu, edhe fituesi i Europa League siguron një vend në Champions League dhe nga kjo do të përfitonte Manchester United, që nuk ka shanse ta sigurojë pjesëmarrjen përmes kampionatit.

Pra, fitoret e mundshme të Aston Villës dhe Manchester United do ta çonin në shtatë skuadra numrin e skuadrave angleze në Champions League.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.