IMG 20231116 WA0009
Ndarja e çmimeve shënoi edhe fundin e edicionit të 14-të për Festivalin Ndërkombëtar të Filmit për Fëmijë dhe të Rinj “AniFest Rozafa”. Ajo çfarë e bënte të veçantë këtë edicion ishte zhvillimi i saj në mjediset e QKF “Kujtim Alija”.Filmi “Being Ten” i regjisorit Fatemeh Jafari nga Republika Islamike e Iranit rezultoi të ishte fitues i disa çmimeve. Ai tregon për një baba dhe të birin e tij 10-vjeçar që jetojnë në një vilë të vetmuar në mesin e një pylli të dendur. Babai, një gjahtar kursen një nga çmimet e tij dhe e sjell në shtëpi si dhuratë për djalin e tij. Ajo që në fillim ishte thjesht një lojë do të ndryshojë përgjithmonë jetën e fëmijës së tij. Një tjetër film i votuar nga juria ndërkombëtare ishte edhe “The Blue Rose” e regjisorëve italianë Geppi Di Stasio dhe Davide Cincis që në përmbajtjen e vet ka historinë e një vajze me sindromën “Down”.
Ideatori dhe organizatori Artan Maku konfirmon faktin se festivali do të vazhdojë të mbahet në Shkodër ndonëse ka patur kërkesa për ta zhvendosur atë edhe në qytete të tjera të vendit.Edicioni i 14-të i “AniFest Rozafa” solli shfaqjen e 107 filmave me vlerë të lartë artistike, estetike dhe kulturore, prodhime të vitit 2022, të përzgjedhura për konkurim nga 97 shtete të botës.
Liverpool fitoi 2-0 ndaj Manchester Cityt në ndeshjen e javës së 26-të të Premier League,…
Lara Colturi e ka mbyllur fundjavën në Sestriere në vendin e 13-të në Sllallomin e…
Shqipëria në basketboll për meshkuj ka fituar ndeshjen e fundit në grupin C ndaj Austrisë…
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti…
Friedrich Merz, i cili udhëhoqi Unionin e tij Kristian Demokrat të qendrës së djathtë (CDU)…
Kënga fituese e edicionit të 63 të Festivalit të këngës në Radio Televizionin Shqiptar ka…
This website uses cookies.