Anija avullore në liqenin e Shkodrës, historiani Tafilica: Kam propozuar që të vendoset në Muzeun e Lundrimit

Rënia e nivelit të liqenit të Shkodrës ka nxjerrë sërish në sipërfaqe anijen avullore ushtarake austro–hungareze, e cila mendohet se i përket shekullit të 19-të. Historiani Zamir Tafilica i ka propozuar arkitektit Hezus Fernandez, i cili ka hartuar projektin e Muzeut “Marubi” dhe sheshin e Shirokës, që kjo anije të nxirret nga liqeni dhe të vendoset në Muzeun e Lundrimit, i cili është parashikuar të ndërtohet tek Ura e Bunës.

Anija është ruajtur në gjendje të mirë nën ujë dhe i vetmi dëmtim që ka pësuar është në pjesën e poshtme,  aty ku ka marrë edhe goditje nga një mjet shpërthyes, që i ka shkaktuar edhe mbytjen.

Anija ndodhet prej vitesh nën pushtetin e barishteve dhe mbetjeve të tjera, por gjithçka është gjetur në këtë anije i është dërguar me një raport të saktë, Ministrisë së Kulturës. Ajo ruhet në ujërat e liqenit si diçka me vlerë për të cilën duhet të kujdesen organizmat përkatës për ta kthyer në një objekt të vizitueshëm dhe me vlera historike.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.