Lajme

Anija italiane “Cassiopea” me 49 emigrantë në bord mbërrin në Shëngjin

Mbërritja e 49 azilkërkuesve në Portin e Shëngjinit ka rikthyer në zbatim marrëveshjen për emigrantët mes Shqipërisë dhe Italisë.

Anija e marinës italiane “Cassiopea” preku ujërat shqiptare mëngjesin e së martës (28 janar). Tani ata priten të transferohen në qendrat e posaçme, që do të verifikojnë gjendjen e tyre shëndetësore dhe a u lejohet apo jo qëndrimi në vend në bazë të disa kushteve. Personat që pranohen do të transferohen në qendrën e ngritur në Gjadër.

Sipas agjencisë së lajmeve ANSA, emigrantët janë kryesisht me kombësi egjiptiane, nga Bangladeshi, Bregu i Fildishtë, por edhe Gambia. 

Ministria e Brendshme italiane njoftoi në fundjavë se 53 emigrantë të tjerë kanë paraqitur pasaportat e tyre, çka do të përshpejtojë procesin e përpunimit aplikimeve të tyre dhe do të rrisë mundësinë e dëbimit të atyre që nuk kanë të drejtë të qëndrojnë në territorin europian.

Në nëntor të vitit 2023, kryeministri Edi Rama nënshkroi një marrëveshje me homologen italiane për hapjen e  dy qendrave, që do të drejtohen nga Italia, për të strehuar emigrantët që shpëtohen nga autoritetet italiane në ujërat e Mesdheut derisa të procesohen kërkesat e tyre për azil. 

RTSH Shkodra

Recent Posts

Kombëtarja e vajzave vijon përgatitjet për ndeshjen ndaj Ukrainës

Kombëtarja shqiptare e vajzave po vijon përgatitjet për ndeshjen e parë të Nations League ndaj…

4 hours ago

Milani e bën dramë, eliminohet nga Champions

Në ndeshjen e dytë të play-off-it të Champions League, Milani nuk shkoi përtej barazimit 1-1…

4 hours ago

Bayern e Benfica kualifikohen, Atalanta dorëzohet

Në një ndeshje të luftuar, Bayern arriti të eliminojë Celtic nga Champions League, pavarësisht shfaqjes…

4 hours ago

Eurovizion- “Shkodra Elektronike” mbyll xhirimet e videoklipit, zbulojnë datat e turit në Europë

Shkodra Elektronike ka realizuar videoklipin e këngës “Zjerm” me të cilën do përfaqësojnë Shqipërinë në…

4 hours ago

Trump fajëson Ukrainën për luftën me Rusinë: Mund të kishit bërë një marrëveshje

Pak pas bisedimeve të mbajtura mes liderëve të lartë amerikanë e rusë në Arabinë Saudite,…

4 hours ago

Votimi i diasporës më 11 maj, KQZ: 150 mijë shtetas të regjistruar

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përditësuar të dhënat lidhur me numrin e shqiptarëve që jetojnë…

4 hours ago

This website uses cookies.