Vetëm 16 është numri i emigrantëve që do të mbërrijnë në Shqipëri ditën e nesërme (16 tetor) me anijen e parë të Marinës nga Italia.
10 egjiptianë dhe 6 persona nga Bangladeshi që ndodhen në bordin e anijes, do mbërrijnë në qendrat e Gjadrit dhe Shëngjinit, me një kosto transporti e cila kap shifrën e 250-290 mijë euro, dhe e përllogaritur për numër emigranti shkon rreth 18 mijë euro për person.
Anija ishte parashikuar të sillte 200 emigrantë, sipas mediave italiane, por vetëm 16 prej tyre janë nisur nga Italia drejt Shqipërisë, në një udhëtim që zgjat dy ditë.
Emigrantët ishin larguar nga Sabrata dhe Zuara me varka të vogla, me destinacion Italinë.
Qendrat pritëse të Gjadrit dhe Shëngjinit u vunë në funksion një javë më parë.
16 refugjatët e parë do të vendosen në qendrën pritëse të Shëngjinit dhe pas 48 orësh nën masa të rrepta sigurie do të transferohen me autobusë në kampin e Gjadrit, i cili prej ditës së premte është bërë gati, duke i pajisur me logjistiken dhe personelin e nevojshëm.
Ndërkohë edhe pse emigrantët e parë pritet të mbërrijnë ditën e nesërme (16 tetor), në kampin e Gjadrit do të vijohet me punime, pasi ka mbetur dhe 30 për qind e volumit pa përfunduar.
Marrëveshja me Italinë për emigrantët u firmos më 6 nëntor 2023 në Romë mes kryeministrit Edi Rama dhe kryeministres italiane Giorgia Meloni dhe ngjalli shumë debate në të dy anët e Adriatikut, por pavarësisht kundërshtimeve u ratifikua me shumicë votash nga parlamentet e të dy vendeve.
Marrëveshja parashikon strehimin e rreth 3 mijë emigrantëve të kapur nga roja bregdetare italiane në ujërat ndërkombëtare. Ato do të kontrollohen fillimisht në bordin e anijeve që i kanë shpëtuar, përpara se të dërgohen në Shqipëri. Zona brenda kampit të Gjadrit do të monitorohet nga policia italiane e cila qëndron ndërmjet ambienteve të punonjësve dhe refugjatëve. Kapaciteti aktual nuk i kalon 400 vende, por kampi do të zgjerohet në muajt në vijim.
Kupa e Shqipërisë rikthehet këtë javë me ndeshjet e kthimit të çerekfinaleve, që do të…
Prokuroria e Posaçme publikon strategjinë e hetimit dhe parandalimit të krimit zgjedhor, për “Zgjedhjet për…
Policia e Lezhës bëri të ditur se ka finalizuar operacionin policor të koduar “Terni", duke…
Autoritetet shqiptare njoftuan hapjen zyrtare të dy grupkapitujve të tjerë të bisedimeve të anëtarësimit të…
Ahengu shkodran udhëtoi drejt Tuzit për të performuar repertorin e tij me motivet qytetare shkodrane,…
Ta tham n’Shkodër” ! Me këtë emërtim vjen një seri eventesh dedikuar të rinjve, me…
This website uses cookies.