Anija ushtarake USNS Trenton që prej 3 janarit gjendet në Portin e Durrësit, për një vizitë të planifikuar. Vizita e saj vlerësohet si një mundësi për të rritur partneritetin SHBA-Shqipëri, ndërsa të dy vendet punojnë së bashku për një Evropë të qëndrueshme, të sigurt dhe të begatë. Vizita u jep marinarëve dhe civilëve të USNS Trenton një mundësi për të përjetuar kulturën unike, pamjet historike dhe mikpritjen e një aleati të NATO-s.
Shqipëria u bashkua me NATO-n në vitin 2009 dhe në vitet që pasuan forcoi partneritetin e saj nëpërmjet pjesëmarrjes në stërvitjet e përbashkëta në detin Adriatik. Ata pritën për herë të fundit një anije detare në korrik 2023 kur USS Ramage (DDG 61) mbërriti për një vizitë të planifikuar në port.
“Kjo vizitë vazhdon të afirmojë vlerat e përbashkëta dhe partneritetin mes SHBA-së dhe Shqipërisë, ndërsa ne punojmë së bashku për të garantuar sigurinë dhe stabilitetin në Evropë dhe Detin Mesdhe”, tha Damon Bateson, oficer përgjegjës i detashmentit ushtarak të Trentonit (MILDET). “Ekuipazhi dhe unë jemi të emocionuar të vizitojmë Durrësin dhe të kalojmë pak kohë në këtë qytet historik portual shqiptar” shtoi ai.
Vizitat në Shqipëri, bazohen në historinë e gjatë të demonstrimit të përkushtimit të NATO-s për sigurinë detare në të gjithë rajonin.
USNS Trenton është një anije me shpejtësi të lartë edhe në ujra të cekta, me aftësinë për të ofruar njësi të gatshme operacionale për të mbështetur në mënyrë fleksibël një gamë të gjerë misionesh, duke përfshirë ndihmën humanitare, ndihmën ndaj fatkeqësive, bashkëpunimin për sigurinë e teatrit dhe ndërgjegjësimin e fushës detare. Anija është e ekuipazhuar nga marinarë civilë, me personel ushtarak që përcaktohet nga misioni.
Trenton, një katamaran i gjatë 103 metra me dy trupa me gjerësi 28 metra, u nis për herë të parë nga kantieri Austal i Alabamës në vitin 2014. Anoja drejtohet nga një ekuipazh prej 22 personash.
Trenton është një blerje prej 10.6 miliardë dollarësh e dhjetë anijeve të përbashkëta me shpejtësi të lartë për Marinën Amerikane.
Ajo ka pistë për ulje helikopterësh transporti.
Më 12 qershor 2018, Trenton u përfshi në një operacion shpëtimi të 40 emigrantëve nga një gomone në Detin Mesdhe në brigjet e Libisë.
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko zhvilloi një takim Ambasadorin e BE në Shqipëri,…
Tirana zyrtare ka shprehur shqetësim serioz lidhur me fshirjen e adresave të shqiptarëve në Luginën…
Katër efektivë të “Shqiponjave”, në policinë e Shkodrës, janë rikthyer në liri pasi u arrestuan…
Dy ndër 10 fëmijë në shkollat e Shkodrës kanë raportuar se bullizohen. Shifrat e studimit…
Shkodra me Fakultet të Shkencave Mjekësore Teknike, analiza e regjitrimeve në të 3 ciklet e…
Dita e Alfabetit është përkujtuar sot nga myftiu i Shkodrës, imam Muhamed Sytari. Gjatë hytbes…
This website uses cookies.