Anketimi për sigurinë, Hoxha: 82% e qytetarëve ndihen më të sigurt. Rama: Shqipëria, afër mesatares së BE

kryeministri Edi Rama. Ministri Hoxha

82% e shqiptarëve ndihen sot më të sigurt. Kështu deklaroi Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, teksa prezantoi të dhënat e anketimit të financuar nga qeveria suedeze, për matjen e perceptimit qytetar mbi nivelin e sigurisë dhe besimit tek Policia e Shtetit, ku i pranishëm ishte edhe kryeministri Edi Rama. Ministri Hoxha tha se 65% e qytetarëve e vlerësojnë si shumë të mirë punën e Policisë së Shtetit.

 “Sot 65% e qytetarëve vlerësojnë punën e Policisë së Shtetit si të mirë ose shumë të mirë. 82% e qytetarëve ndihen më të sigurt dhe ky është tregues që na motivon të ecim përpara. Policia po arin standardet e BE. Megjithatë ka vend për t’u përmirësuar veçanërisht në ndjenjën e sigurisë gjatë natës. Vitin e kaluar Shqipëria u vizitua nga rreth 12 milionë turistë dhe ne patëm zero ngjarje kriminale, është një arsye tjetër pse vendi ynë i bukur zgjidhet për pushime të qeta dhe të sigurta. Kemi nisur punë për një sezon ët ri turistik. Policia do të implementojë projektin qeveritar Smart City që do të shtrihet në 20 qytete kryesore të vendit që do ndihmojë në identifikim e autorëve të ngjarjeve në kohë reale”, tha ministri.

Kryeministri Edi Rama tha se shifrat e këtij anketimi tregojnë progresin e bërë, teksa theksoi se Shqipëria është afruar drejt mesatares së BE.

Kurrë më shumë sesa sot Shqipëria nuk ka qenë  e mobilizuar  për ta arritur barazinë përpara ligjit, çka na është konfirmuar  si fakt i pamohueshëm nga çelja e negociatave me BE që nuk janë as një dhuratë dhe as një vendimmarrje thjesht politike, por janë një konstatim i progresit të bërë. Por kjo na vë edhe përballë sfidës së rritjes së vazhdueshme të atij niveli barazie. Prej një dekade, qeveria e Suedisë, financon dhe mbikëqyr një financim të pavarur nga qeveria shqiptare për të matur sa i kënaqur apo i kënaqur është publiku në raport me punë e Policisë së Shtetit. Ka një ecuri ka një progres, por që ato shifra pasqyrojnë çfarë mblidhet nga publiku dhe jo ndonjë vullnet tjetër.

Faktet dhe shifrat flasin për ulje të vazhdueshme të kriminalitetit, edhe viti 2024 u mbyll përsëri me ulje të mëtejshme të numrit të vrasjeve, ku sot ne jemi shumë pranë mesatares së BE. Lajmi i mirë është që këtë të vërtetë që e shohim te shifrat dhe faktet  e lexon edhe te kjo anketë. Shqiptarët, në të gjitha herët e anketimit, janë shumë afër logjikës së fakteve të shifrave të progresit të matshëm të Policisë së Shtetit. Anketa ka të dhëna edhe për pozicionin e Shqipërisë në raport me vendet e tjera  dhe ta shihet qartë sesi pozicioni ka ndryshuar  dhe Shqipëria është afruar drejt mesatares së BE, duke qëndruar në mes vendesh europiane. Ka akoma plot të meta për të adresuar dhe masa të tjera për të marrë për ta transformuar Policinë e Shtetit që të qëndrojë në mes të policive të BE, as e para as e fundit, por te mesi i artë, duke garantuar vazhdimësinë e saj”, u shpreh Rama.

Megjithatë, kryeministri u ndal edhe te një pikë negative e anketës, ku 65% e qytetarëve e kanë vlerësuar si negative përvojën e tyre në raport me Policinë e Shtetit. Rama tha se peshën kryesore të këtij rezultati e mban Policia Rrugore, teksa kërkoi ndryshimin e kësaj pike.

Një nga pikat negative të anketës, ishte përvoja e qytetarëve. Qytetarët e pyetur për përvojën në raport me Policinë e Shtetit kur e kanë kontaktuar për të shprehur një ankesë apo për të bërë një denoncim 53% e tyre thonë që përvoja është negative. Kjo pikë duhet  të ndryshojë katërcipërisht  sepse kjo është një e vërtetë e hidhur. Asgjë nuk justifikon një sjellje që të krijojë një përvojë negative për qytetarin që i drejtohet Policisë së Shtetit. Në atë pikë, pjesën e luanit e zinte rrugorja. Duhen ananlizuar se të çfarë natyre janë ankesat e qytetarëve, por këtu ne do ta ndihmojmë Policinë e Shtetit me një instrument të ri që është pjesë e modernizimit teknologjik të Policisë dhe do kemi një transformim epokal sa i përket survejimit me kamera të qyteteve dhe me fokus qarkullimin rrugor, shkeljet dhe shkelësit. Një sistem që do të japë mundësi në kohë reale që të verifikohet çdo ankesë e çdo qytetari”, deklaroi kryeministri.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.