Ankim për rialokimin e buxhetit/ Opozita kundër “KB” Shkodër, shkelje ligjore
Një pjesë e këshilltarëve opozitar kanë depozituar pranë institucionit të prefektit ankimim për një nga pikat e miratuara në mbledhjen e fundit të këshillit Bashkiak. Eliona Shkrela tha përpara mediave se miratimi i buxhetit të vitit 2023 dhe program buxhetor afatmesëm përfundimtar 2023-2025 me rialokim fondesh duhej që më parë të kishte patur konsultim publik. Opozita kërkon që ky projekt vendim i miratuar të kthehet mbrapsht nga prefektura për tu kaluar së pari në konsultim publik dhe më pas për të plotësuar bazën ligjore.