Ankimimi i Berishës për masën e sigurisë, zhvillohet seanca në Gjykatën Kushtetuese

images

Gjykata Kushtetuese ka shqyrtuar sot ankimimin e paraqitur nga kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i cili e kundërshton si antikushtetuese masën e sigurisë “Detyrim paraqitje”.

Sipas medieve, seanca e sotme u zhvillua pa praninë e palëve, ndërsa gjyqtarët bënë analizë në bazë të të dhënave shkresore.

Berisha kundërshton masën e dhënë nga SPAK, atë të “detyrim paraqitjeje”, pasi sipas tij, për shkak se ishte deputet, do duhej që në fillim të ishte mbledhur Këshilli i Mandateve.

Me vendimin ndaj kërkesës së Berishës, Gjykata Kushtetuese vendos precedent nëse do kërkohet për masat e tilla autorizimi pranë Kuvendit apo jo.

Në 6 nëntor, Gjykata Kushtetuese rrëzoi me shumicë votash kërkesën e kryetarit të Partisë Demokratike Sali Berisha për përjashtimin e gjyqtares Kushtetuese, Marsida Xhaferllari nga shqyrtimi i ankimit të tij në Kushtetuese.

Në kërkesën e depozituar nga avokatët e Berishës pretendohej se Xhaferllari është bashkëjetuese e Enkeljed Alibeaj dhe shqyrtimi i çështjes nga ajo përbën konflikt interesi.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.