Berisha malltezi
Gjykata e Posaçme e Apelit do të shqyrtojë më 20 nëntor ankimin e personave nën hetim, ish-kryeministrit Sali Berisha dhe dhëndrit të tij, Jamarbër Malltezit.
Trupi gjykues, sipas shortit përbëhet nga gjyqtarja Iliriana Olldashi, ndërsa seanca do të mbahet në orën 09:00.
Ish-kryeministri dhe dhëndri i tij, ankimuan vendimin e Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë, e cila la në fuqi masat e sigurisë ndaj tyre për çështjen e privatizimit të ish-komplektit Partizani, ku ndaj Berishës u vendos masa “Detyrim Paraqitje” dhe bllokim i pasaportës, ndërsa Malltezi u la në burg.
“Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, më 14.11.2023, regjistroi çështjen penale nr. 56 akti, datë 14.11.2023 regjistrimi, mbi ankimin e personave nën hetim S.B. dhe J.M., me objekt: “Ankim ndaj vendimit nr. 112, datë 20.10.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar” që ka disponuar në lëndë të masave të sigurimit personal.
Sipas shortit, trupi gjykues monokratik përbëhet nga gjyqtarja Iliriana Olldashi.
Seanca gjyqësore jopublike është caktuar për më datë 20.11.2023, ora 09:00”, thuhet në njoftim.
Kënga fituese e edicionit të 63 të Festivalit të këngës në Radio Televizionin Shqiptar ka…
Miss Shqipëria”, eventi më i madh i bukurisë shqiptare, çeli siparin e edicionit të 27…
Vetëm pak javë pasi hodhi firmën në kontratën e re me Mançester Sitin, sipas së…
Në intervistën që dha për “SonntagsZeitung”, Mishel Platini tregoi disa prej problematikave të mëdha që…
Pas barazimit 1-1 për Supërligën, Vllaznia dhe Elbasani do të masin forcat sërish në “Loro…
Fshati i vogël i Goricës në njësinë administrative të Anës së Malit, në Bashkinë e…
This website uses cookies.