Ansambli i flautëve në “Migjeni” / Koncerti u shoqërua me pjesë instrumentale shkodrane dhe botërore

ansambli i flauteve
Spektatorët e teatrit “Migjeni” të Shkodrës u bënë “dëshmitarë” të një mbrëmje të bukur klasike me disa nga kryeveprat e muzikës botërore, por edhe asaj shkodrane që erdhën të luajtura nga studentët e Universitetit të Arteve të kryeqytetit përmes koncertit “Ansambli i flauteve”.
Koncerte dhe aktivitete të tilla janë pjesë e kalendarit festiv, ndërsa ato shërbejnë edhe për promovimin e artistëve të rinj.
Ndonëse vijnë nga qytete të ndryshme të vendit, ajo që i bashkon këta instrumentistë është dashuria për flautin.
Përgjatë këtyre ditëve të fundit kalendarike të vitit, Teatri “Migjeni” do të vazhdojë të ofrojë një program të larmishëm për publikun shkodran.