Ansambli i Këngëve dhe Valleve Popullore në Shkodër, ativiteti u mbështet nga Ministria e Kulturës
Ansambli i këngëve dhe valleve popullore për herë të dytë zbriti në Shkodër teksa përformuan jo vetëm për publikun shkodranë, por edhe turistë të shumtë, të cilët mbushçn sheshin përpara Bashkisë Shkodër
Solistët e Ansamblit e vunë theksin tek rëndësia e aktiviteteve të tilla si mundësi e mirë për ruatjen dhe përcjelljen e vlerave kulturore.
Valltarët e Ansamblit vlerësuan pritjen që publiku shkodran u bën në çdo performance.
Sipas drejtorit të Ansamblit të Këngëve dhe Valleve, ky aktivitet mundësoi njohjen e vlerave të traditës dhe folklorit edhe për turistët e hua.
Këto aktivitete kulturore po organizohen me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës në zona turistike të ndryshme të vendit.