Një mbrëmje magjike boksi ka ardhur drejtpërdrejt në RTSH Sport. Turneu “Anuar Fight Night 2” ka dhuruar emocione të mëdha në RTSH Sport. Boksierët kuqezi kanë dominur sfidat respektive dhe kanë triumfuar në ring, madje Nelson Hysa dhe Armand Culhaj janë shpallur kampionë.
Mbrëmja filloi me sfidën Imeri – Espinoza, që u fitua nga boksieri shqiptar Knock Out (KO) që në raundin e parë.
Boksieri shqiptar Senad Drini fiton përballë italianit Brusa në raundin e tretë me Knock Out teknik (TKO) në sfidën e dytë të turneut “Anuar Fight Night 2”.
Boksieri shqiptar Arjon Kajoshi ka mposhtur me pikë pas 6 raundesh rivalin Casado, ndërsa Nelson Hysa fiton me Knock Out (KO) në raundin e parë përballë Molinës dhe shpallet kampion Europe në kategorinë WBO.
Nuk ka histori edhe në ndeshjen më të rëndësishme të mbrëmjes, pasi Armand Cullhaj fiton në raundin e dytë me Knock Out teknik ndaj Dominguez dhe shpallet Kampion i Gjermanisë Ndërkombëtar.
ava e 29-të e kampionatit “Abissnet Superiore” do të zhvillohet të hënën dhe të martën.…
Si pjesë e projektit të rëndësishëm “100 fushat”, në Shtoj është përuruar fusha e re…
Talentet e “Elite Youth Development Academy” përjetuan një moment të veçantë gjatë një prej seancave…
Një zi e rëndë ka përfshirë Barcelonën ditën e djeshme. Klubi blaugrana humbi mjekun e…
Interi feston sot ditëlindjen e 117-të. Klubi zikaltër është themeluar në 9 mars të vitit…
Lara Colturi ka bërë një tjetër paraqitje të shkëlqyer në Kupën e Botës. Skiatorja italiane,…
This website uses cookies.