Apeli i dha vulën, Berisha: Sot humbi Rama, dera ime e hapur për të gjithë

Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se me vendimin e sotëm të Gjykatës së Apelit që vendosi t’ia japë vulën grupit të Rithemelimit, ka humbur kryeministri Rama.

Berisha ka ftuar që të bëhen bashkë të gjithë zërat kundër brenda Partisë Demokratike. Sipas Berishës, sot fitoi demokracia pavarësisht kërcënimeve dhe presioneve siç i konsideroi ish-kryeministri.

Mesazh për anëtarët dhe mbështetësit e PDSH! Të dashur demokrate dhe demokratë, simpatizantë dhe simpatizantë të PD.  Sot është dita të falënderoj dhe të përulem me respektin më të madh para çdo demokrateje e demokrati që shkroi historinë në kuvendin e 11 Dhjetorit!

Kjo nuk është historia e Sali Berishës, por historia e demokracisë dhe opozitarizmit, është mishërimi i aksiomës se Zoti është me qëndrestarët dhe guximtarët!

Askush më shumë se demokratët nuk e kanë provuar këtë përgjatë këtyre 30 viteve, ne 1992 në rrëzimin e diktaturës, në 97 përgjatë rebelimit të kuq, por dhe sot ku pavarësisht presionit padrejtësive e kërcënimeve ata ja dolën, as të mos kapen, as te mos shiten dhe mbi të gjitha të mos zhduken! Qëndruan për Flamur!”, shkruan Berisha në mesazhin e tij.

Berisha shtoi se sot humbi kryeministri Rama ndërsa tha se qëllimi i opozitës është rrëzimi i qeverisë së tij.

Këtij vendimi historia do ti njohë meritën e madhe të parandalimit të një mynxyre të vërtetë për vendin, kapjen e pluralizmit politik nga partia shtet.

Por sot është ditë e mirë edhe për çdo demokrat e demokrate që nuk është me Sali Berishën, por që është me Partinë Demokratike me Flamurin e saj pasi ky moment u heq atyre hendekun e ndarjes me shumicën e vëllezërve dhe motrave të tyre!

Sot dera për ta është e hapur dhe respekti për kontributet dhe mendimin ndryshe është i garantuar!

Sot duhet të bashkohemi rrethe Flamurit te pamposhtur të betejave tona.

Sot nuk ka fituar Sali Berisha, por demokracia. I vetmi i humbur sot është Edi Rama. Qëllimi ynë i përbashkët duhet të jetë bashkimi për rrëzimin e tij dhe rikthimin e shpresës tek shqiptarët për të realizuar së bashku rotacionin e vonua, shpëtimin e Shqipërisë!  O sot o kurrë!”, thekson më tej Berisha.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.