Categories: LajmePolitikë

Apeli i dha vulën e PD Berishës, Basha: Vendimi i gjykatës tregoi se kush bën pazare me Ramën

Lulzim Basha ka cilësuar vendimin e gjykatës së Apelit si pazare mes Rithemelimit dhe Ramës. Ai ka akuzuar Rithemelimin se për shkak të kalkulimeve të vogla dhe pazareve me Edi Ramën kanë dëmtuar kauzën e reformës zgjedhore dhe zgjedhjeve të lira. Para Kuvendit, Basha tha se të gjitha betejat e tij janë për qytetarët.

“Nuk kam asnjë shqetësim që lidhet me fatin tim personal, fati im personal në politikë e kam lidhur me gjërat që besoj. Për gjërat që kam besuar kam bërë betejë. Disa i kam fituar për qytetarët shqiptarët, disa i kemi humbur dhe pasojat i vuajnë të gjithë qytetarët shqiptarë. Ajo që më motivon është përkushtimi  që kam ndaj kauzave që kam ndaj qytetarëve. Reforma Zgjedhore nuk është për veten time, as për forcën time politike, është për qytetarët. Kanë 4 muaj që nuk ekziston komisioni bipartizan i reformës për kalkulime të vogla brenda opozitës. Ky është moment që janë të çliruar nga ankthi i vulës dhe t’i thërrasin mendjes dhe ku e kanë çuar kauzën e zgjedhjeve të lira me kalkulimet e vogla dhe pazaret e vogla me Edi Ramën. Distancimin me Ramën t’i bëjnë ata që bëjnë pazare me Ramën dhe kush bën pazare me te është i qartë edhe nga vendimi i gjykatës dje”, tha Basha.

AddThis Website Tools
RTSH Shkodra

Recent Posts

“Shkodra Elektronike” intervistë në mediat italiane, Beatriçe Gjergji rrëfen për jehonën e këngës

Kënga fituese e edicionit të 63 të Festivalit të këngës në Radio Televizionin Shqiptar ka…

8 hours ago

Miss Shqipëria 2025 – Hapen zyrtarisht audicionet për vajzat të cilat do jenë pjesëmarrëse në këtë event

Miss Shqipëria”, eventi më i madh i bukurisë shqiptare, çeli siparin e edicionit të 27…

8 hours ago

Haland dhe fiksimi për makinat, ka blerë veturën e sigurisë së F1 për 350.000 mijë stërlina

Vetëm pak javë pasi hodhi firmën në kontratën e re me Mançester Sitin, sipas së…

8 hours ago

Platini për “SonntagsZeitung”: Blater edhe Infantino s’dinë të godasin topin, italo-zviceriani do më shumë pushtetin dhe paratë se futbollin!

Në intervistën që dha për “SonntagsZeitung”, Mishel Platini tregoi disa prej problematikave të mëdha që…

8 hours ago

Vllaznia- Elbasani, tashmë për kupë / Në “Loro Boriçi” rikthehen skuadrat që barazuan 1- 1 për Superligën

Pas barazimit 1-1 për Supërligën, Vllaznia dhe Elbasani do të masin forcat sërish në “Loro…

8 hours ago

Fshati i vogël me prodhimtari të lartë – Fermerët e Goricës : Infrastruktura rrugore jo në favor për shitjen e prodhimeve

Fshati i vogël i Goricës në njësinë administrative të Anës së Malit, në Bashkinë e…

8 hours ago