Apeli i GJKKO mban “të pezulluar nga detyra” prefektin e Kukësit, Granit Gjana
Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi të premten të lërë në fuqi masën “pezullimin detyre” për prefektin e Kukësit, Granit Gjana.
Ish-zv.kryetari i bashkisë veriore, Gjana, e kishte apeluar një vendim të mëhershëm të trupës gjykuese të GJKKO-së për largimin nga funksioni.
Ai po hetohet për dyshimet se ka abuzuar me procedurat e tenderimit dhe të “barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”. Raportohet se SPAK i nisi hetimet pas analizimit të një tenderi për blerjen e karburantit me vlerë mbi 20 milionë lekë.
Gjana u emërua prefekt nga Albert Halilaj, kryetari i ri i bashkisë Kukës, pas zgjedhjeve të reja që pasuan largimin e ish-kryebashkiakut Safet Gjici si pasojë e një videoskandali.
“Kundër këtij vendimi mund të bëhet rekurs në Gjykatën e Lartë brenda 45 ditëve, duke nisur ky afat nga e nesërmja e njoftimit të vendimit të arsyetuar,” njoftoi Gjykata e Posaçme e Apelit.