Categories: AktualitetLajme

Apeli i GJKKO mban “të pezulluar nga detyra” prefektin e Kukësit, Granit Gjana

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi të premten të lërë në fuqi masën “pezullimin detyre” për prefektin e Kukësit, Granit Gjana.

Ish-zv.kryetari i bashkisë veriore, Gjana, e kishte apeluar një vendim të mëhershëm të trupës gjykuese të GJKKO-së për largimin nga funksioni.

Ai po hetohet për dyshimet se ka abuzuar me procedurat e tenderimit dhe të “barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”. Raportohet se SPAK i nisi hetimet pas analizimit të një tenderi për blerjen e karburantit me vlerë mbi 20 milionë lekë.

Gjana u emërua prefekt nga Albert Halilaj, kryetari i ri i bashkisë Kukës, pas zgjedhjeve të reja që pasuan largimin e ish-kryebashkiakut Safet Gjici si pasojë e një videoskandali.

Kundër këtij vendimi mund të bëhet rekurs në Gjykatën e Lartë brenda 45 ditëve, duke nisur ky afat nga e nesërmja e njoftimit të vendimit të arsyetuar,” njoftoi Gjykata e Posaçme e Apelit.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Dinastia Marubi, njëqind vite të studios fotografike shqiptare

Me rastin e 100-vjetorit të themelimit të dinastisë Marubi, një prej emrave më të njohur…

11 hours ago

Vijon numërimi në Kosovë, LVV kryeson me 80% të votave nga përfaqësitë diplomatike

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë vijon publikimin e të dhënave nga numërimi i votave…

11 hours ago

Pullat fiskale do prodhohen nga Shtypshkronja e Letrave me Vlerë, shpërndarja nis në fund të marsit

Ministria e Financave ka lajmëruar se me qëllim forcimin e kapaciteteve të autoriteteve shqiptare për…

12 hours ago

KQZ miraton fondet vjetore për partitë, regjistron 51 subjekte për zgjedhjet e 11 majit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar fondet vjetore të 2025 për partitë politike që do…

12 hours ago

Fluks aplikimesh për Magjistraturën, fokusi te integriteti dhe aftësitë analitike

Në një kohë kur sistemi i drejtësisë po vuan nga mungesa e magjistratëve, boshllëk që…

12 hours ago

Ramazani, mesazhi i zëvendësmyftiut – Teologu Arben Halluni uron besimtarët myslimanë për muajin e shenjtë

Të shtunën, besimtarët myslimanë nisin muajin e Ramazanit. Me këtë rast, teologu Arben Halluni, zëvendësmyfti…

12 hours ago

This website uses cookies.