Categories: LajmePolitikë

Apeli i jep vulën e PD-së Berishës, Meta: Mori fund odiseja e kapjes së drejtësisë

Presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka përshëndetur vendimin e Gjykatës së Apeli për t’i dhënë vulën Sali Berishës dhe grupit të Rithemelimit.

Meta tha se kjo është një fitore për demokratët dhe rivendosjen e kushtetutshmërisë së cenuar nga Rama.

“Urimet më të mira për demokratët dhe opozitarë. Sot është një moment i rëndësishëm për të shtuar të gjithë forcat për rivendosjen e kushtetutshmërisë së cenuar rëndë nga ky regjim kriminal. I duhej Edi Ramës që të grabisë zgjedhjet vendore përmes diversionit me vulë dhe pa vulë. Sali Berisha nuk ka marrë vulën e PD-së e kam thënë prej kohësh që është vetë vula e PD-së. Ka kaluar një kohë e gjatë nga vendimi legjitim i gjyqtarit i cili mori pikërisht këtë vendim në përputhej me ligjin. Ka qenë një odise e tërë tjetërsimi e manipulimi, kapje në të gjithë nivelet e drejtësisë”, tha Meta.

Gjykata e Apelit vendosi sot (11 qershor) që vulën e Partisë Demokratike t’ia lërë grupimit të Rithemelimit të ish-kryeministrit Sali Berisha i cili aktualisht ndodhet në arrest shtëpie ndërsa ka rrëzuar ankimin e grupit politik të drejtuar nga Lulzim Bashës.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Myftinia Shkodër shpërndan pako ushqimore – Halluni: Bamirësi në kuadër të muajit të begatë të Ramazanit

Myftinia e Shkodrës ka shpërndarë ndihma për Shoqatën e Personave me Shikim të Kufizuar. Përfaqësuesi…

23 minutes ago

Kualifikimi i Vllaznisë në RTSH Shkodra  /  Ish- futbollisti Thana, trajnerët, Mani dhe Bushati, analizojnë sfidën me Elbasanin

Kualifikimi i Vllaznisë në turin gjysmëfinal të Kupës së Shqipërisë ka marrë vëmendjen e Emisionit…

29 minutes ago

Zhvillimi i turizmit të qëndrueshëm – Adresimi i sfidave dhe krijimi i një platforme bashkëpunimi, qëllimi i takimit

Politikat e qeverisjes lokale shoqëruar me projekte dhe eksperienca inovacionesh për zhvillimin e turizmit të…

33 minutes ago

Rikthehet mensa studentore – Bashkia Shkodër përmbush kerkesën e kahershme të studentëve

Bashkia Shkodër ka përfunduar investimin për mensën studentore, e cila rikthehet pas 18 vitesh mungesë.…

36 minutes ago

Trushi, i njohur tradicionalisht për blegtorinë – Fermeri Halil Xhurreta: E nisa me pak krerë lopë, sot kam 43 krerë

Ky është Halil Xhurreta, 67-vjeç , nga fshati Trush i Shkodrës. Vite më parë në…

41 minutes ago

Një libër për çështjet politike  – “Algoritmet e demokracisë” është botimi i parë i autores  Jesmina Lici

“Algoritmet e demokracisë” është libri më i ri që u promovua në mjediset e brendshme…

44 minutes ago

This website uses cookies.