Categories: LajmePolitikë

Apeli i jep vulën Rithemelimit të Berishës, Noka: Të na bashkohen edhe zërat kundër në PD

Gjykata e Apelit ka vendosur sot që vulën e Partisë Demokratike t’ia lërë grupimit të Rithemelimit të ish-kryeministrit Berisha i cili aktualisht ndodhet në arrest shtëpie ndërsa ka rrëzuar ankimin e grupit politik të drejtuar nga Lulzim Bashës.

Duke folur pas vendimit të gjykatës, deputeti demokrat Flamur Noka ka ftuar edhe kundërshtarët brenda radhëve të demokratëve që të bashkohen me Rithemelimin, “nëse e ndiejnë veten demokratë dhe në opozitë me narkoregjimin e Edi Ramës”, siç tha ai.

Kjo thirrje vlen për çdo demokrat sigurisht jo për ata që e ndiejnë veten krah Edi Ramës. Çdokush që e ndjen veten demokrat dhe në opozitë me këtë narkoregjim e ka derën e PD-së të hapur dhe është i mirëpritur në shtëpinë e tij. Kjo ditë nuk është për të festuar, as pë triumf. Është një ditë e vërtetës ku demokratëve iu bëhet thirrje të jenë të gjithë bashkë kundër narkoregjimit.

Narkoregjimi duhet shembur që Shqipëria të udhëtojë në Europë. Narkoregjimi është pengesa e vetme e udhëtimit evropian të Shqipërisë. Dhe na bie barra t’i prijmë kësaj beteje.

Unë në emër të gjithë kolegëve iu bëj thirrje çdo demokrati të gënjyer, të mashtruar dhe të keqinformuar, kthehuni në shtëpinë tuaj se shtëpia juaj ka vend për çdo qytetar të këtij vendi që është kundër narkoregjimit. I bëjmë thirrje çdokujt që është kundërshtar i regjimit, nuk i bëjmë thirrje kurrë atij që është shërbëtor i këtij narkoregjimi. Në këtë oaz padrejtësish në këtë vend, ka edhe ndonjë ishull që akoma integriteti i udhëheq”, u shpreh Noka.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Regjistrimi i mjeteve të reja të transportit, 50 % më shumë automjete elektrike vetëm në janar 2025

Shqipëria po forcon ndjeshëm transportin e gjelbër. Autoritetet e vendit njoftuan së fundi se gjatë…

4 hours ago

NBA, Golden Stejti në histori, bëhet e pesta skuadër me 3000 fitore në sezonin e rregullt

Triumfi përballë Sharlot Hornets i lejon Golden Stejtit që të futet në një grup special…

4 hours ago

Trump përzgjedh gazetarët/ Shtëpia e Bardhë përcakton listën e mediave që ndjekin fjalimet e presidentit

Shtëpia e Bardhë njoftoi të martën se do të jenë zyrtarët e administratës Trump ata…

4 hours ago

Deklarata e Trump për mineralet, Zelensky: Asnjë garanci sigurie në marrëveshjen fillestare

Pas deklaratave të presidentit amerikan Donald Trump se do të takohet me homologun ukrainas Volodymyr…

4 hours ago

Sejko takon drejtorin e FMN, prezanton programin e financimit për bujqësinë

Rritja ekonomike e Shqipërisë ka gjeneruar rritje të punësimit, të pagave dhe të mirëqenies së shoqërisë…

4 hours ago

Spiropali pret Komisionin e Harmonizimit me BE, vlerëson raportet me Turqinë

Kryeparlamentarja Elisa Spiropali priti këtë të mërkurë në Kryesinë e Kuvendit, Komisionin për Harmonizimin me…

4 hours ago

This website uses cookies.