Categories: AktualitetLajme

“Apeli” liron 11 zyrtarët/ Shkalla e dytë “rrëzon” prokurorinë dhe gjykatën e Lezhës: Vendimi antiligjor

11 punonjësit e Agjensisë së Kadastrës në Lezhë të vënë nën hetim për mosbatimin e një vendimi gjykate, u rikthyen në detyrë.Vendimi u mor nga Gjykata e Apelit, e cila rrëzoi vendimin e gjykatës së Lezhës e cila kishte pezulluar nga detyra 11 zyrtarët e Kadastrës.Çështja në apel u shqyrtua nga gjyqtari Fuat Vjerdha i cili pasi dëgjoi palët, e konsideroi antiligjor vendimin e gjyqtarit të shkallës së parë Renis Sheshi, i cili kishte pranuar kërkesën e prokurorit Erjon Shehaj për pezullimin e punonjësve nga detyra, pa marrë në konsideratë pretendimet dhe provat e paraqitura nga ana e tyre.Në të njejtën linjë ishte dhe prokurori i Apelit Lazer Çardaku, i cili kërkoi prishjen e vendimit dhe kthimin e saj për rigjykim në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, por me tjetër trup gjykues.Albana Gjinaj, Marinela Tuci, Orstela Bardhaj, Sebastjano Gjetja, Besjon Ivanaj, Ornela Marku, Eglantin Lleshaj, Dorina Sulaj, Xhentil Gjegji, Vitore Lleshi dhe Diljana Prenga u pezulluan nga detyra me 26 janar të këtij viti, pasi sipas prokurorisë së Lezhës nuk zbatuan vendimin e Gjykatës për të kthyer në tokë shtet 234 mijë metra katrorë të tjetërsuar në zonën e Ranës së Hedhur në Shëngjin, për të cilën u dënuan me burg ish-zyrtar lokal të Lezhës.Në ankimin e tyre në apel zyrtarët e Kadastrës e konsideruan të paligjshëm nisjen e hetimeve ndaj tyre dhe masat e sigurimit të vendosura nga gjyqtari Renis Sheshi, duke akuzuar prokurorinë për fshehje të vendimit të gjykatës, e cila kishte refuzuar konfiskimin e pronave për të cilat pretendohet që Kadastra nuk ka vepruar.

RTSH Shkodra

Recent Posts

“Shkodra Elektronike” intervistë në mediat italiane, Beatriçe Gjergji rrëfen për jehonën e këngës

Kënga fituese e edicionit të 63 të Festivalit të këngës në Radio Televizionin Shqiptar ka…

10 hours ago

Miss Shqipëria 2025 – Hapen zyrtarisht audicionet për vajzat të cilat do jenë pjesëmarrëse në këtë event

Miss Shqipëria”, eventi më i madh i bukurisë shqiptare, çeli siparin e edicionit të 27…

10 hours ago

Haland dhe fiksimi për makinat, ka blerë veturën e sigurisë së F1 për 350.000 mijë stërlina

Vetëm pak javë pasi hodhi firmën në kontratën e re me Mançester Sitin, sipas së…

10 hours ago

Platini për “SonntagsZeitung”: Blater edhe Infantino s’dinë të godasin topin, italo-zviceriani do më shumë pushtetin dhe paratë se futbollin!

Në intervistën që dha për “SonntagsZeitung”, Mishel Platini tregoi disa prej problematikave të mëdha që…

10 hours ago

Vllaznia- Elbasani, tashmë për kupë / Në “Loro Boriçi” rikthehen skuadrat që barazuan 1- 1 për Superligën

Pas barazimit 1-1 për Supërligën, Vllaznia dhe Elbasani do të masin forcat sërish në “Loro…

10 hours ago

Fshati i vogël me prodhimtari të lartë – Fermerët e Goricës : Infrastruktura rrugore jo në favor për shitjen e prodhimeve

Fshati i vogël i Goricës në njësinë administrative të Anës së Malit, në Bashkinë e…

10 hours ago

This website uses cookies.