Apeli liron italianin Salvatore di Tella – Më 19 gusht shkaktoi aksidentin me Jet Ski në Velipojë, ku humbi jetën kunati i tij

Gjykata e Apelit në Tiranë ka liruar nga paraburgimi shtetasin italian Salvatore Di Tella që shkaktoi në mënyrë aksidentale humbjen e jetës të kunatit të tij Nicola Loro.

Ngjarja ndodhi më 19 gusht në plazhin e Velipojës, teksa dy të rinjtë u përplasën me një Jet Ski duke bërë manovra të rrezikshme në ujë.

Kjo bëri që 19- vjeçari Nicola Loro të humbasë jetën në mënyrë të menjëhershme.

 Fillimisht, Gjykata e Shkallës së Parë në Shkodër dha për italianin Di Tella masën e sigurisë “arrest me burg” me afat 60 ditor, por Apeli në Tiranë e rrëzoi duke e zëvendësuar me masën “garanci pasurore” dhe “detyrim paraqitje”.

Garancia pasurore e vënë në dispozicion nga 20 vjeçari Salvatore Di Tella, që shkaktoi në mënyrë aksidentale vdekjen e kunatit të tij, është në një shifër prej 10 milion lekësh të vjetër.

Gjatë kësaj periudhe 60 ditore kanë mbërritur dy aktet e ekspertimit, ai mjeko-ligjor dhe ai teknik i Jet Ski-ve në të cilin ndodheshin viktima dhe personi tjetër. Di Tella është i dyshuar për veprën penale “vrasje nga pakujdesia”.

 Në sallën e gjyqit italiani Di Tella nuk ka dhënë asnjë deklaratë duke i qëndruar deklarimeve që ka bërë më përpara në polici. Në policinë vendore të Shkodrës, pas ngjarjes Di Tella ka rrëfyer me pak fjalë si ka ndodhur ngjarja. “Jemi përplasur më përpara se Nicola të binte në det. Disa minuta më pas ka ardhur një dallgë e madhe dhe Nicola ka rënë në ujë dhe aty më pas ka humbur jetën. Është një fatkeqësi ajo që na ka ndodhur”, mësohet të ketë thënë Di Tella në polici. Ndërkohë, avokati mbrojtës, Arbër Rraja, kërkoi masën e sigurisë “detyrim paraqitje” me garanci pasurore 10 milion lekë të vjetra, ose në alternativë kërkoi masën e sigurisë “arrest shtëpie” në banesën e personit që i ka ftuar në Shqipëri për ceremoninë martesore atë dhe të fejuarën e tij. Gjykata vendosi ta pranojë kërkesën e avokatit duke liruar nga qelia shtetasin italian Salvatore Di Tella.

Avokati Rraja, gjatë mbrojtjes në seancën e masës së sigurisë, deklaroi se ajo që ka ndodhur është një fatkeqësi familjare. Pala mbrojtëse dorëzoi 20 fotografi të viktimës dhe autorit të dyshuar për të vërtetuar miqësinë e tyre të afërt dhe lidhjen familjare që kanë.

Ndërkohë, gjatë seancës për masën e sigurisë, të pranishëm në sallën e gjyqit ishin edhe përfaqësues nga Ambasada e Italisë në vendin tonë.

Të rinjtë kishin ardhur nga Italia për pushime, por e gjitha përfundoi në një tragjedi familjare.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.