Categories: Lajme

Apeli: Tonin Gjuraj rektor!, rrëzohet me rezultatin 5- 0 ankimimi i kandidates Këçira

Zyrtarisht dhe përfundimisht, saga e zgjedhjeve për autoritetet drejtuese të universitetit “Luigj Gurakuqi” të Shkodrës, ka marrë fund në orët e para të mbrëmjes të së martës. Ka qenë Komisioni i Apelimit, ai që ka mbyllur një proces votimi dhe shpallje rezultati, i cili nisi me 21 qershor 2024 si në të gjithë Shqipërinë për universitetet publike.

Pa praninë e mediave, Komisioni mori në shqyrtim ankimimin e kandidates humbëse, rektores së komanduar prof. Dr. Rajmonda Këçira. Vetë e interesuara, ka folur shkurt para komisionit, duke kërkuar përsëritjen e zgjedhjeve, pasi sipas saj, asnjë nga kandidatët nuk ka marrë me 21 qershor 50%+1 të votave. Kandidati fitues, prof. Dr. Tonin Gjuraj, ka kërkuar nga Komisioni i Apelimit të konfirmojë vendimin e dhënë nga Komisioni Institucional i Zgjedhjeve- KIZ, i cili ishte i bazuar në ligjin për arsimin e lartë, rregulloren e zgjedhjeve në nivel ministrie dhe universiteti.

Pasi ka dëgjuar palët, Komisioni është tërhequr për të marrë vendimin. Në rikthim, me votim, me rezultatin 5- 0, është rrëzuar ankimimi i kandidates Këçira, duke njohur vendimin e KIZ dhe shpallur përfundimisht rektor të universitetit “Luigj Gurakuqi” të Shkodrës prof. Dr. Tonin Gjuraj.

Me këtë vendim, i hapet rruga procedurave vijuese, të cilat kulmojnë me dërgimin e emrit të rektorit fitues nga Ministria e Arsimit në presidencë dhe dekretimin e prof. Dr. Tonin Gjuraj si rektor për një mandat 4 vjeçar.

AddThis Website Tools
RTSH Shkodra

Recent Posts

“Final Four” në RTSH, Federata Shqiptare e Futbollit zgjedh Szymon Marciniak për finalen e madhe

Në ambientet e Federatës Shqiptare të Futbollit ka qenë vetë Armand Duka që ka konfirmuar…

11 hours ago

“Final Four” në RTSH, Bërdariç për shortin: Në Shkodër duan titullin, me Dinamon nuk na kënaq barazimi!

Pak ditë pasi u ndeshën për të vendosur finalisten e Kupës së Shqipërisë, Vllaznia dhe…

11 hours ago

Konflikt fizik midis disa personave, dëmtohet xhami i zyrës së një partie politike

Policia ka bërë të ditur se në zonën e “Ali Demit” ka pasur një konlfikt…

12 hours ago

PD deklaratë para Bashkisë Shkodër – Ted Kopliku: Ta kthejmë shtëpinë tonë dhe ta pastrojmë

Jam përpara jush, në emër të Partisë Demokratike, për të denoncuar skemat abuzive dhe gënjeshtrat…

12 hours ago

Shullani: Investime në arsim – Kandidati i PS- së kërkon votën për vijimësinë e tyre në Shkodër

Të nderuar banorë, Shkodra sot po përjeton investime të rëndësishmë në infrastrukturën arsimore dhe atë…

12 hours ago

Doshi: PSD, shtëpi e të gjithëve – Kreu i PSD- së vijon takimet elektorale, ndalesa e radhës në Korçë

Nga Korça, kryetari i Partisë Social Demokrate, Tom Doshi,  u shpreh se PSD është shtëpia…

12 hours ago