Kryeministri Edi Rama tha se të gjitha shërbimet dhe nevojat e një turisti apo vizitori në vendin tonë do i ketë në dorë përmes aplikacionit TEA.
Në prezantimin e këtij aplikacioni, Rama tha se së shpejti do të pasurohet me inteligjencë artificial dhe harta 3D për ta bërë të plotë të gjithë tablonë e Shqipërisë turistike dhe përjetimet e një turisti që viziton vendin tonë.
“Monumente historike dhe sitet arkeologjike vetëm në 4 muajt e parë të 2024 kanë tërhequr 182 mijë vizitorë, ndërkohë që parqet tona kombëtare e natyrore janë vizituar nga rreth 800 mijë vizitorë. Kjo është një shifër e paimagjinueshme disa vite më parë dhe kuptimplotë për atë që po përpiqemi të bëjmë. Në 2030 Shqipëria do të kthehet në Evropën e Ballkanit, ky është synimi ku ne duam të shkojmë. Ky aplikacion do të vijojë të pasurohet edhe me inteligjencën artificiale që do të bëjë të mundur turistëve që të bëjnë personalizimin e planeve të tyre të udhëtimit dhe po ashtu që të kenë në dispozicion harta 3D dhe opsione të reja për të pasur një përvojë sa më të plotë të vizitës së tyre në Shqipëri. Nuk është vetëm ky aspekt, pasi ajo që është e rëndësishme është se aplikacioni është një pasqyrë për të parë atë që ndodh në realitet. Në realitetin e zhvillimit të turizmit ne kemi përfshirë një komponent që është aktiviteti i përditshëm kulturor dhe artistik si një hapësirë që i ofron turistëve mundësi përtej plazhit diellit ushqimit dhe hotelit. Turistët do të marrin një shije të mirë dhe një dije më shumë mbi vendin tonë për të pasur shumë më tepër për të folur për vendin tonë”, tha Rama.
Në ambicien e qeverisë, Rama tha se po punohet drejt një synimi të vetëm, atë të kthimit të Shqipërisë në një vend kampion të turizmit në rajon deri në 2030. Si pjesë plotësuese e zhvillimit turistik të vendit, Rama u shpreh se do të jetë edhe infrastruktura, ku këtë sezon pritet të hapet tuneli i Llogarasë dhe disa akse të reja si Orikum-Dukat dhe Thumanë-Kashar që do të lehtësojnë trafikun. Gjithashtu aeroporti i Vlorës do të jetë funksional në sezonin veror të 2025.
“Shqipëria e 2030 do jetë një vend kampion i rajonit në turizëm, por do ketë të plotësuar të gjitha ato pjesë të atij mozaiku që sot ende mungojnë. Kemi një sezon të ri që hapet me disa vepra të mëdha të infrastrukturës në dispozicion të udhëtarëve dhe turistëve. Duke nisur nga tuneli i Llogarasë ku këtë sezon do të jetë i kalueshëm për ata që do shkojnë në ju apo do vijnë nga jugu. Kësaj i bashkohet edhe aksi i ri Orikum-Dukat që zbulon një tjetër pjesë të panjohur të Shqipërisë së mrekullueshme, duke vazhduar me aksin Thumanë-Kashar në aks i rëndësishëm për faktin se prurja e automjeteve nga veri apo drejt tiranë apo jugut në sezonin veror bëhet e papërballueshëm. Vjet ka qenë realisht një torturë për udhëtarët, por ky aks është pjesë e korridorit blu. Rrugët ekzistuese do jenë rrugë alternative. Hapim garën në fund të këtij muaji për Milot-Balldren dhe pastaj Balldren-Muriqan për të bërë lidhjen e me Malin e Zi. Kjo infrastrukturë do të jetë e përfunduar Brenda dekadës. Shqipëria e 2030 do ketë një ofertë turistike spektakolare në aspektin e transportit për sa i përket flukseve që shkojnë në bregdet.
Aeroporti i Vlorës do përfundojë punimet brenda këtij viti dhe do kalojë periudhën e testit dhe certifikimit në 6 mujorin e parë të 2025 dhe do të jetë operacional në sezonin e ardhshëm turistik me një operator Aeroporti i Mynihut. Jemi një vend që nuk figuronte fare në hartën e lundrimit turistikë të Mesdheut dhe ka filluar puna për portin turistik të Durrësit, Vlorës dhe jemi në pritje të përfundimit të një absurdi lidhur me Liminonin e Sarandës, një absurd i natyrës juridike, por në fakt është shumë më pranë letërsisë surrealsite se sa letërsisë juridike”, tha Rama.
Kryeministri tha se vendit nuk i duhen vetëm rritja e numrit të turistëve, por të ardhurat nga ato që do të shërbejnë për zhvillimin ekonomik.
“Me hapjen e këtij komponenti të sektorit që janë portet turistike kuadri do jetë jo vetëm i plotësuar por do të kemi një rritje shumë të ndjeshme jo vetëm të numrit të turistëve se nuk na duhet vetëm kjo, por të ardhurave nga këta vizitorë. Rritja e përmuajshme e kontratave të hoteleve me 5 yje është shumë domethënëse. Deri para disa vitesh Tirana zbrazej në verë, sot rritet në numër në sezonin e verës për shkak të rritjes së turistëve”, tha Rama.
Pas përfundimit të ndeshjeve të grupeve të UEFA Nations League, janë ndarë vazot për shortin…
“Libra të një kohe tjetër” është ekspozita me karakter historik, organizuar nga Biblioteka “Marin Barleti”…
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka zhvilluar një takim me strukturat…
Xhubleta, kjo veshje që dikur shtrihej në pellgun e Mesdheut, sot ndodhet e ruajtur dhe…
Qendra muzeore “Ndre Mjeda” në bashkëpunim me Fakultetin e Shkencave Shoqërore të UNISHK, Bashkinë Vau-Dejës…
Mungesa e energjisë elektrike në fshatrat e njësisë administrative të Dajçit në bashkinë e Shkodrës…
This website uses cookies.