Aplikacioni- Ministrja Denaj: Zbuloni bukuritë, shijet dhe traditat e Shqipërisë rurale

Aplikacioni

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj, ndau të hënën në rrjete sociale pamjet që ofron klikimi në aplikacionin Agritourism AL, ku zbulohen bukuritë, shijet dhe traditat e Shqipërisë rurale.

Agroturizëm AL dhe agroturizem.gov.al  janë guida online për të gjithë ata që duan të vizitojnë fermat turistike, të shijojnë produktet lokale, gatimet tradicionale dhe eksperiencën e posaçme që të ofron fshati përmes kësaj dege të re në zhvillim të turizmit shqiptar.

“Çdo ditë të vitit, mund të zgjidhni të vizitoni fermat agroturistike, kampet, kullat, kantinat e verës, artizanët, si dhe të shijoni traditat folklorike dhe prodhimet lokale”, shkruan Denaj.

Janë mbi 200 ferma turistike dhe rrugëtime drejt staneve, verës, ullirit, agrumeve, midhjes dhe peshkut në dy platformat, që u vlejnë agrosipërmarrësve dhe vizitorëve të këtyre pikave të bukura të Shqipërisë.

Falë mbështetjes me grante dhe lehtësive fiskale, agroturizmi është një realitet i ri për zonat rurale, në ndihmë të ekonomisë lokale sot e të asaj kombëtare nesër. Të gjithë mund të shkarkojnë aplikacionin në App Store ose Play Store, që sjell agroturizmin shqiptar në smartfonin e gjithkujt.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.