Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj, ndau të hënën në rrjete sociale pamjet që ofron klikimi në aplikacionin Agritourism AL, ku zbulohen bukuritë, shijet dhe traditat e Shqipërisë rurale.
Agroturizëm AL dhe agroturizem.gov.al janë guida online për të gjithë ata që duan të vizitojnë fermat turistike, të shijojnë produktet lokale, gatimet tradicionale dhe eksperiencën e posaçme që të ofron fshati përmes kësaj dege të re në zhvillim të turizmit shqiptar.
“Çdo ditë të vitit, mund të zgjidhni të vizitoni fermat agroturistike, kampet, kullat, kantinat e verës, artizanët, si dhe të shijoni traditat folklorike dhe prodhimet lokale”, shkruan Denaj.
Janë mbi 200 ferma turistike dhe rrugëtime drejt staneve, verës, ullirit, agrumeve, midhjes dhe peshkut në dy platformat, që u vlejnë agrosipërmarrësve dhe vizitorëve të këtyre pikave të bukura të Shqipërisë.
Falë mbështetjes me grante dhe lehtësive fiskale, agroturizmi është një realitet i ri për zonat rurale, në ndihmë të ekonomisë lokale sot e të asaj kombëtare nesër. Të gjithë mund të shkarkojnë aplikacionin në App Store ose Play Store, që sjell agroturizmin shqiptar në smartfonin e gjithkujt.
Koha e ditës kur pini një filxhan kafe mund të ulë rrezikun e një vdekjeje…
Situatë katastrofike paraqitet në Los Anxhelos si pasojë e zjarreve që përfshinë vendin, duke shkaktuar…
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, përmes një postimi në rrjetet sociale ka denoncuar rritjen…
Shqipëria është përzgjedhur për partneritet me Korporatën e Sfidës së Mijëvjeçarit (MCC), një agjenci e…
Ditën e sotme moti do të vijojë të jetë i paqëndrueshëm me reshje shiu me…
Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim sot (8 janar) në Tiranë me Zëvendës Sekretarin…
This website uses cookies.