Categories: BotaLajme

Aplikimet për azil në vitin 2023 në nivelin më të lartë që nga viti 2016

Vendet e Bashkimit Evropian kanë marrë këtë vit më shumë se 800 mijë aplikime për azil, shifra më e lartë që nga viti 2016.

Sipas informacionit të siguruar nga media gjermane “Welt”, bazuar në të dhënat e Agjencisë së BE-së për Azilin, shifrat ka të ngjarë të arrijnë rekordin e 1 milion aplikimeve.

Në total, 801,459 kërkesa për azil u paraqitën në 29 shtete midis fillimit të vitit dhe tetorit – tashmë shifra më e lartë për këtë periudhë 10-mujore që nga viti 2016.

Rriten aplikimet në vendet baltike, ulet numri në Danimarkë dhe Austri

Aplikimet për azil u rritën më shumë në Letoni (me 168%) dhe Estoni (me 119%), gjë që mund të shpjegohet me rritjen e emigracionit të parregullt nga Bjellorusia.

Gjermania renditet e treta me një rritje prej 74% të numrit të aplikimeve në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Franca nga ana tjetër pati një rritje në përqindje prej 37%, gjysma e Gjermanisë.

Rënia më e madhe u regjistrua në Danimarkë (rënie me 56%), Maltë (rënie me 54%), Qipro (rënie me 52%) dhe Austri (rënie me 41%).

Vendi me kërkesat më të pakta për azil deri më tani këtë vit ishte Hungaria, me vetëm 26 aplikime gjithsej që nga janari.

Nga janë azilkërkuesit?

Deri më tani, shumica e aplikantëve në vendet e BE-së, Norvegjisë dhe Zvicrës vijnë nga Siria, Afganistani dhe Turqia. Aplikimet nga shtetasit turq patën një rritje të përgjithshme prej 102%.

Në Gjermani pothuajse çdo kërkesë e tretë për azil u paraqit nga një qytetar sirian (27%), nga emigrantët nga Afganistani (17%) dhe më pas Turqia (16%).

Ndërkaq, numri i emigrantëve që erdhën në Itali nga shtetit i Malit u rrit me 733% apo 4.968 njerëz, ndërsa aplikimet nga qytetarët sudanezë në Itali u rritën me 450% në 4.000.

BE ka njoftuar se po planifikon të veprojë ndaj ardhjeve të parregullta të emigrantëve duke shtrënguar masat e sigurisë në kufijtë e saj të jashtëm, siç ka bërë në Sllovaki.

Ndërkohë Komisioneri i Lartë i UNHCR (Komisariati i Lartë i Kombeve të Bashkuara për Refugjatët), Filipo Grandi (o. Filippo) ndërkohë u ka bërë thirrje vendeve të respektojnë të drejtat e emigrantëve që ikin nga konflikti ose persekutimi, siç garantohet në Konventën e Gjenevës për Refugjatët të vitit 1951.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Arsimi prioritet për vitin 2025 – Përveç investimeve në shkolla, në fokus rritja e nivelit të mësimdhënies në Malësi të Madhe

Përmirësimi i infrastrukturës në fushën e arsimit mbetet një nga prioritetet kryesore të pushtetit vendor…

13 hours ago

Dosjet e mbartura për  ish- të përndjekurit / Gati kësti i parë, trashëgimtarët kanë tre muaj afat për plotësimin e dosjes

Ministria e Financave ka çelur këstin e parë të dëmshpërblimit për tashëgimtarët e ish-të përndjekurve…

13 hours ago

Arkivi i Marubit drejt konservimit të plotë – Procese me rëndësi janë edhe dixhitalizimi, katalogimi dhe regjistrimi në IKTK

Vizita në Muzeun e Fotografisë “Marubi” në Shkodër përbën një udhëtim të paharrueshëm nëpërmjet fotografive…

13 hours ago

Mozaiku i një dite Karnavalesh –  Programi i festimeve ka krijuar atmosferë në zonën pedonale

Shkodra po feston këto ditë Karnavalet, një prej festave më të vjetra të qytetit, traditë…

13 hours ago

Karnavalet festë edhe e fëmijëve / Në QKF “Kujtim Alia” ata përgatisin maskat me duart e tyre

Në QKF "Kujtim Alija", në klasën e arteve dhe zejeve, fëmijët po përgatisin maskat për…

13 hours ago

106- vjetori i shoqnisë “Vllaznia” -/ Nderohen 4 ish- futbollistë, miqësore veteranët me bashkinë

Mbrëmjen e të hënës, në stadiumin “Loro Boriçi”, është organizuar një ndeshje e veçantë miqësore.…

13 hours ago

This website uses cookies.