Aplikimet për azil rriten për të tretin muaj radhazi

Sipas të dhënave të Eurostat, pas një ngadalësimi në verë, kërkesat e shtetasve shqiptarë për azil kanë shënuar sërish rritje në muajt e fundit të vitit 2023.

Në tetor dhe nëntor u shënuan mbi 870 aplikime në një nga vendet e Bashkimit Europian, nga më pak se 700 që ishte numri i tyre gjatë muajve të verës, duke arritur nivelin më të lartë që nga marsi 2013.

Gjithnje sipas Eurostat, për periudhën janar-nëntor 2023 kishte gjithsej 8,575 aplikime për azil për 11 mujorin nga shtetas shqiptarë në një nga vendet e BE-së. Në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, aplikimet kanë rënë me 29%.

Por, ndryshe nga vitet e kaluar, kur numri më i madh i aplikimeve ishte në verë dhe më pas vinte në ulje, në 2023 tendenca ka qenë e kundërt. Aplikimet kanë shënuar rritje në shtator, tetor e nëntor.

Franca vijon të jetë vendi më i preferuar për azilantët shqiptarë, duke shënuar rritje të ndjeshme në krahasim me muajt e verës. E njëjta tendencë u shënua dhe për Gjermaninë, ku pas një rënieje në verë, u konstatua rritje në tetor e nëntor.

Sipas të dhënave të Eurostat, për gjithë 11 mujorin, Franca priti 43% të aplikimeve, e ndjekur nga Gjermania, me 27% dhe 18.5% në Itali.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.