Aplikimet për “Luleborë”/Edicioni i ri i festivalit do të ketë në fokus promovimin e artistëve të rinj
Festivali “Luleborë” në Shkodër ka hyrë tashmë në rrugën e traditës dhe këtë vit do të shënojë edicionin e nëntë të tij. Përgjatë gjithë muajit gusht dhe deri në ditët e para të shtatorit qëndron e hapur thirrja për kompozitorët dhe muzikantët sa i përket dorëzimit të krijimeve të reja që do të jenë pjesë e festivalit.
Udhëheqësi artistik Markelian Kapidani thotë se qëllimi i festivalit është të përqafojë të renë duke patur si bazë trashëgiminë e vyer muzikore të qytetit dhe jo vetëm.Promovimi i artistëve të rinj do të jetë parësorë edhe për edicionin e ri duke mos u kufizuar vetëm në hapësirën rreth Shkodrës.
Në këto vite të organizimit të festivalit “Luleborë” nuk kanë munguar as emra të njohur të muzikës shqiptare që janë bërë pjesë e konkurimit në të duke i shtuar akoma më shumë vlerat atij.