Aplikimet për skemën në bujqësi – Gati 70 mijë fermerë dorëzuan dosjet, gati për dy fazat e tjera
Ka përfunduar qetë dhe pa asnjë problematikë procesi i aplikimit për skemën financiare në bujqësi, ku mendohet se rreth 70 mijë fermerë kanë dorëzuar dosjet e tyre, kryesisht për mbështetjen me naftë. Zv.ministri i Bujqësisë, Arian Jaupllari, në një intervistë për RTSH, duke sqaruar vijimin e procesit, iu kujton fermerëve se në rast mashtrimi me dokumentacionin nuk do të mund të aplikojnë më për tre vite.
“Sot edhe nëse do që të tërheqësh aplikimin, nuk mundesh ta tërheqësh sepse sistemin e kemi ndërtuar në mënyrë të atillë që të mos ngrihesh dhe të heqësh dorë. Ne u kemi shpjeguar se cilat janë favoret dhe cilat disfavoret”, tha Zv.ministri i Bujqësisë, Arian Jaupllari.
Po kur është përafërsisht afati i rialokimit të parave për fermerët?
“Dhe një muaj do të jenë verifikimet dhe besoj se në tetor secili mund të marr paratë. Mendojmë që shpërndarja mund të jetë përsëri në dy faza por mund të jetë edhe me një fazë sepse mund të ketë rialokime në qershor dhe të gjithë ata që kanë përfituar do të marrin të gjitha paratë aq sa i takon”, tha Zv.ministri i Bujqësisë.
Risia e aplikimeve për këtë vit kanë qenë grupimet e fermerëve, ndërkohë që nga buxheti I shtetit janë rreth 3.3 miliardë lekë që do alokohen për mbështetjen financiare të tyre.