Categories: LajmeEkonomi

Aplikimet për skemën në bujqësi – Gati 70 mijë fermerë dorëzuan dosjet, gati për dy fazat e tjera

Ka përfunduar qetë dhe pa asnjë problematikë procesi i aplikimit për skemën financiare në bujqësi, ku mendohet se rreth 70 mijë fermerë kanë dorëzuar dosjet e tyre, kryesisht për mbështetjen me naftë. Zv.ministri i Bujqësisë, Arian Jaupllari, në një intervistë për RTSH, duke sqaruar vijimin e procesit, iu kujton fermerëve se në rast mashtrimi me dokumentacionin nuk do të mund të aplikojnë më për tre vite.

Sot edhe nëse do që të tërheqësh aplikimin, nuk mundesh ta tërheqësh sepse sistemin e kemi ndërtuar në mënyrë të atillë që të mos ngrihesh dhe të heqësh dorë. Ne u kemi shpjeguar se cilat janë favoret dhe cilat disfavoret”, tha Zv.ministri i Bujqësisë, Arian Jaupllari.

Po kur është përafërsisht afati i rialokimit të parave për fermerët?

Dhe një muaj do të jenë verifikimet dhe besoj se në tetor secili mund të marr paratë. Mendojmë që shpërndarja mund të jetë përsëri në dy faza por mund të jetë edhe me një fazë sepse mund të ketë rialokime në qershor dhe të gjithë ata që kanë përfituar do të marrin të gjitha paratë aq sa i takon”, tha Zv.ministri i Bujqësisë.

Risia e aplikimeve për këtë vit kanë qenë grupimet e fermerëve, ndërkohë që nga buxheti I shtetit janë rreth 3.3 miliardë lekë që do alokohen për mbështetjen financiare të tyre.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Krimet zgjedhore – kreu i SPAK, Dumani: Parlamenti kërkoi hetime të tilla

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, shpjegoi gjatë së premtes arsyet pse SPAK-u ndërmori…

9 hours ago

Shorti i Ligës së Konferencës në RTSH/ Çelsi sfidon Kopenhagenin, Fiorentina peshkon Panathinaikos

Aspirantet për finalen e madhe në Vroklav kanë mësuar sot rrugëtimin e tyre drejt 90’…

9 hours ago

Arresti kardiak i rrezikshëm – Mjeku kardiolog jep këshilla të vlefshme në përballjen me të

Vitet e fundit vërehet se janë rritur rastet e arresteve kardiake, ku po preken dhe…

10 hours ago

Të rinjtë drejt varësive / Imam Muhamed Sytari: Kaloni më shumë kohë me familjen

Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed Sytari, ka tërhequr vemendjen e prindërve që të kalojnë më…

10 hours ago

Infrastruktura rrugore në rrethina – Në fshatin Bardhaj, vite që banorët presin të investohet

Mungesa e infastrukturës, por edhe mos menaxhimi i mbeturinave , vazhdon të jetë prezent me…

10 hours ago

Eliana Laçej zgjidhet zëvendësrektore / Senati Akademik i UNISHK ka miratuar edhe buxhetin e institucionit

Mbledhja e sotme e Senatit Akademik të Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, ka miratuar buxhetin…

10 hours ago

This website uses cookies.