Categories: LajmeRajoni

Aplikimi i Kosovës për në KiE në rrezik- Berlini, Roma e Parisi, letër “pa dorashka” Kurtit: Topi është në fushën tënde

Tre kryeqytetet më të rëndësishme të politikës dhe vendimarrjes në Evropë, përkatësisht Roma, Berlini dhe Parisi, i kanë dërguar një letër ‘pa dorashka’ kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, nëpërmjet së cilës bëjnë të qartë se mbetet përgjegjësi e drejtë përdrejtë e tij, mos-anëtarësimi në Këshillin e Evropës, nëse ai nuk hedh hapa seriozë  për zbatimin e porosive që ka mbi tavolinë të grupit të Kuintit për Kosovën.

Pasi falënderojnë Kurtin në lidhje me aplikimin e Kosovës në Këshillin e Evropës dhe Asociacionin/Këshillin e Komunave me Shumicë Serbe (A/CSMM), që në rreshtat e parë tre qendrat e diplomacisë evropiane nënvizojnë se fatkeqësisht, hapat që Kurti propozon nuk adresojnë nevojën urgjente për hapa vendimtarë drejt krijimit të A/CSMM-së dhe rrezikojnë të minojnë më tej Dialogun e lehtësuar nga BE-ja.

Nga ana tjetër, Roma Berlini dhe Parisi, kritikojnë ashpër komentet e Kurtit lidhur me projekt-statutin e paraqitur nga Përfaqësuesi Special i BE-së për Dialogun, Miroslav Lajçak, për të cilin duket se është shprehur “propozim xhentëlmeni”. 

“Nuk është thjesht një “propozim xhentëlmeni”. Është një model”, thuhet në letrën drejtuar Kurtit.

“Dorëzimi i këtij drafti tek ekspertët e Këshillit të Evropës nuk do të përbënte një hap të domosdoshëm vendimtar pasi opinioni i tyre nuk do të jetë ligjërisht i detyrueshëm. Kjo mund të arrihet vetëm duke e dërguar atë në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës, në mënyrë që të jetë e pranueshme për Gjykatën. Siç u sqarua me Brukselin, nuk ka pengesa ligjore në Dialogun e lehtësuar nga BE-ja për marrjen e këtij hapi.”, thuhet në letër.

Nga ana tjetër 3 kryeqytetet evropiane tërheqin vëmendjen se propozimi i Kurtit për përgatitjen e një drafti të ri në konsultim me kryetarët apo deputetët aktualë të komunave nuk është as i përshtatshëm dhe as i zbatueshëm për rrethanat aktuale në këto komuna.

 “Kryeministër, le të jemi të qartë: Ekziston një rrezik real që pa një progres vendimtar të A/CSMM, aplikimi i Kosovës, Këshilli i Evropës nuk do të marrë mbështetjen e mjaftueshme nga shtetet anëtare.  Përparimi tani përgjatë linjave të sugjeruara nga Kuinti do të demonstronte përkushtimin tuaj ndaj të drejtave të pakicave, duke forcuar kështu pozitën e Kosovës dhe duke ri-energizuar Dialogun e lehtësuar nga BE-ja.  Kjo është mënyra e vetme për të siguruar suksesin e aplikimit tuaj.”, theksohet në letër.

Parisi, Berlini dhe Roma theksojnë se veprimet dhe vendimet e Kurtit në këtë moment kritik do të jenë vendimtare për aspiratat e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës. 

“Topi është në fushën tuaj. Ne besojmë sinqerisht në udhëheqjen tuaj.”, mbyllet letra e tre shteteve më të rëndësishme të Bashkimit Evropian.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Milani përmbys Parmën në kohën shtesë, Conceiçao “kriset” me dyshen Leao- Theo

Ndeshje e çmendur në “San Siro”. Milani përmbys Parmën, duke fituar 3-2 sfidën e vlefshme…

14 hours ago

Siguria ushqimore- Shqipëria përafron legjislacionin me BE, 3 ligje presin miratimin

Siguria ushqimore është një nga elementet e rëndësishme që duhet të përmbushë Shqipëria gjatë rrugëtimit…

14 hours ago

Testimi “Pisa 2025” – Kadija: Janë trajnuar 80 mësues, do marrin pjesë 3 gjimnaze

Zyra  Vendore Arsimore Shkodër ka gati mësuesit dhe shkollat që do të bëhen pjese e…

14 hours ago

Ndotja lumenjve vjen në bregdet – Aksion për pastrimin e zonës së Vilunit në Velipojë

Në zonën e Vilunit në Velipojë, dhjetëra të rinj u angazhuan në një aksion pastrimi…

15 hours ago

Festa në pedonale e “Don Boskos” – Dom Arben Gila: Në fokus edukimi i të rinjve

Prej  vitesh, qendra”Don Bosko” në Shkodër vijon të ofrojnë shërbime të ndryshme vullnetare veçanërisht për…

15 hours ago

E  diela në kala – “Rozafa”, vazhdon të presë vizitorë nga e gjithë bota

Këtë të dielë kalaja “Rozafa” , priti vizitorë të huaj. Më shumë ranë në sy…

15 hours ago

This website uses cookies.