Lajme

“Apneja e gjumit, sëmundje serioze”, mjekja ORL: Ja individët më të prirë për ta pasur

Më shumë se 930 milionë të rritur në gjithë botën vlerësohet se vuajnë nga apneja apo bllokimi disa herë i frymëmarrjes gjatë gjumit.

Apnea vjen nga fjala e vjetër latine që do të thotë “pa frymë”, pra apneja e gjumit nënkupton ndërprerjen disa herë të frymëmarrjes disa sekonda deri në disa minuta.

Shpeshtësia e ndërprerjes mund të jetë e ulët në disa individë, ndërsa për pacientët obezë ndërprerja mund të shkojë deri në 18–20 herë gjatë ciklit të natës.

“Në shkencën e sotme çdo gjë është gjenetike. Meshkujt preken më shpesh nga apnea. Në familjet që janë të shkurtër, me bark, qafëshkurtër, këto të dhëna anatomike e shtojnë apnenë e gjumit,” tregoi Dr. Klodiana Zaharia, otorinolaringologe, në emisionin “Mirëmëngjesi Shqipëri” në RTSH.

Ka disa shkaqe kryesore për apnenë dhe pasoja më e dukshme e apnesë ditën tjetër është prishja e humorit te individi i prekur.

Individët janë të palumtur kur zgjohen në mëngjes, të acaruar, nervozë, sepse truri gjatë natës nuk është ngopur me gjumë, nuk ka ndodhur procesi i oksigjenimit. Unë kam pasur pacientë që kishin frikë të binin në gjumë të thellë, e kalonin në një pozicion gjysmëndenjur në divan dhe të nesërmen mund të kishin ankth, depresion, prishje të humorit.

Ka apne qendrore, me të cilën merret mjeku neurolog, dhe apne periferike si pasojë e ngushtimit mekanik të rrugëve të frymëmarrjes, pra nga hunda, fyti dhe mushkëria ka një pengesë ku kalon ajri. Te fëmijët e vegjël gjithmonë janë bajamet dhe mishi i huaj në hundë, kurse tek të rriturit alkooli, duhanpirja, obeziteti, jeta sedentare, individët që janë me qafë të shkurtër dhe të shëndoshë,” tha Dr. Zaharia.

Te pacientët me apne, gërhitja është ndër shenjat e para si shfaqet. Doktoresha shtoi se marrja frymë me hundë dhe nxjerrja e ajrit po me hundë është mënyra më e mirë e frymëmarrjes. 

Imagjinoje trupin e një individi që është 1 apo 2 minuta pa oksigjen. Në zemrën dhe trurin e tij nuk shkon oksigjen dhe prandaj këta pacientë mund të diagnostikohen me kardiopati, me probleme të zemrës, të trurit, sepse shtimi i frekuencës së ndërprerjes së gjumit gjatë natës fillon të afektojë të gjitha organet, më së pari zemrën dhe trurin,” deklaroi Dr Zaharia.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Kryeministri britanik mbështet Zelenskin: Udhëheqësi i zgjedhur në mënyrë demokratike

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Sir Keir Starmer ka folur me Zelensky këtë mbrëmje të…

3 hours ago

Mot i kthjellët në të gjithë vendin, temperaturat mbeten të ulëta

Gjatë ditës së sotme (20 shkurt) vendi ynë do të ndikohet nga të njëjtat kushte…

3 hours ago

Disiplina, gjobiten Vllaznia, Tirana dhe Bylisi

Komisioni i Disiplinës në FSHF ka vendosur të dënojë me gjoba sërish disa nga klubet…

3 hours ago

Dortmundi fluturon në 16-she, ndaj Sporting mjafton një 0-0

Asnjë surprizë në ndeshjen e parë të mbrëmjes së sotme të vlefshme për play off-in…

3 hours ago

Liverpool ndalet nga Aston Villa

Liverpooli nuk arrin të rrisë epërsinë ndaj Arsenalit, është ndalur në një barazim 2-2 në…

3 hours ago

Super Mbappe, Reali eliminon Cityn, PSG fiton me 7 gola

Ndeshjet e rikthimit në play-off të Champions League në mbrëmjen e sotme kanë dy protagonistë:…

3 hours ago

This website uses cookies.