Categories: Lajme

Apple prezanton iPhone 15 me “dizajn të ri”

Kompania Apple ka zbuluar gjeneratën e re të celularëve të vet, iPhone 15, i cili tani do të ketë një “Ishull Dinamik”, një brez ku do të shfaqen sinjalizimet, njoftimet dhe kontrollet e tjera. Ky funksion më parë ishte i disponueshëm vetëm në iPhone 14 Pro.

Telefonat iPhone 15 përfshijnë stabilizim të përditësuar të imazhit për marrjen e fotove dhe videove me rezolucion super-të-lartë 4K, falë kamerës së përditësuar me sensor 48 megapiksel, ngjyra më të ndezura dhe performancë më të mirë në errësirë. Ai përfshin gjithashtu modalitetin kinematografik 4K.

IPhone 15s është i pajisur me procesorin bionik A16, i njëjti çip i përdorur në iPhone 14 Pro.

iPhone 15 ka një çip me brez ultra të gjerë në mënyrë që të mund të lidhet me pajisje të tjera në afërsi, për të gjetur më lehtë miqtë që zbulojnë vendndodhjen e tyre në vendet e mbushura me njerëz.

iPhone 15 vjen në 5 ngjyra (e bardhë, e zezë, rozë, jeshile dhe e verdhë) dhe në dy madhësi: 6,1 inç për iPhone 15 dhe 6,7 për iPhone 15 Plus.

Për sa i përket çmimit, iPhone 15 nis nga 799 dollarë dhe iPhone 15 Pro do të kushtojë minimalisht 999 dollarë. /CNN/

RTSH Shkodra

Recent Posts

Parlamenti Evropian kërkon heqjen e masave ndëshkuese ndaj Kosovës

Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Riho Terras, përgatiti draft-raportin vjetor për situatën në Kosovë…

10 hours ago

PSV-Juve, Thiago Motta: Ndeshja më e rëndësishme e sezonit

Juventusi është gati të përballet me PSV-në me synimin për të mbrojtur epërsinë 2-1 nga…

11 hours ago

Real-City, Ancelotti: Të luajmë si në ndeshjen e parë

Trajneri i Realit, Carlo Ancelotti, në prag të ndeshjes së dytë të play-off-it të Ligës…

11 hours ago

City, Guardiola: 1% mundësi për të kaluar Realin? Kam gënjyer

"Stadiumi ka ndryshuar shumë, sepse isha mësuar shumë me atë të vjetrin. Nuk ndjeva asgjë…

11 hours ago

Abissnet Superiore në RTSH, FSHF zbulon axhendën e 5 javëve të ardhshme

Komisioni i Ligave dhe Garave ka zyrtarizuar kalendarin e ndeshjeve për kampionatin “Abissnet Superiore”, nga…

11 hours ago

Bekim Balaj dhe 2 sezone kuqeblu / “Topi i Artë” i Superligës shqiptare nënshkruan me Vllazninë

Bekim Balaj do të jetë futbollist i Vllaznisë të paktën edhe për dy sezone të…

11 hours ago

This website uses cookies.