Categories: LajmePolitikë

Arben Ahmetajt iu dogj mandati, Kuvendi i drejtohet KQZ-së. Ja dy emrat që mund ta zëvendësojnë

Kuvendi ka vendosur në dijeni Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për përfundimin e mandatit të Arben Ahmetajt, i cili ndodhet në arrati prej më shumë se 6 muajsh pasi është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet shqiptare për aferën e incineratorëve.

Ahmetaj humbi më 6 janar 2024, mandatin e deputetit, pas një mungese 6-mujore në Kuvend dhe sipas Kushtetutës, mandati i deputetit ndërpritet menjëherë nëse për 6 muaj nuk merr pjesë në jetën parlamentare.

Në këtë mënyrë Kuvendi ka konstatuar pavlefshmërinë e mandatit duke iu drejtuar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për zëvendësim, bazuar në rezultatet e arritura në zgjedhjet e fundit parlamentare.

Kuvendi i Shqipërisë, në bazë të shkronjës “d” të gikës 2 të nenit 71 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe Rregullores së Kuvendit, Ju njofton mbarimin përpara afatit kushtetues të mandatit të deputetit të PS-së Arben Ahmetaj, për shkak të mungesës së tij pa arsye për mbi 6 muaj rresht në Kuvend. Kjo për arsye se seanca e fundit plenare ku deputeti Arben Ahmetaj ka marrë pjesë është data 6 korrik 2023.

Sa më sipër, në mbështetje të nenit 164, pika 1, të ligjit nr. 10019, datë 29.12.2008 “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”. Kuvendi i Shqipërisë ka detyrimin ligjor për të njoftuar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për krijimin e vakancës”, shpjegohet në shkresën e Kuvendit depozituar në KQZ.

Nëse i referohemi listës së rezultateve të arritura në zgjedhje pas Arben Ahmetajt vjen Dallandyshe Bici me 4.977 vota dhe nëse ajo nuk do të pranojë, pas saj renditet Plarent Ndreca me 4.008 vota.

Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj akuzohet nga SPAK për korrupsion për aferën e incineratorëve, por vendndodhja e tij nuk dihet, pasi rezulton të jetë larguar nga Shqipëria.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Liga e Europës në RTSH/ Roma eliminoi favoritët, Lacio pretendente kryesore sipas super-kompiuterit të OPTA-s

Roma duke eliminuar Porton nga Liga e Europës, mund t’i ketë hapur rrugën rivalëve të…

5 hours ago

Champions League/ Fejnord-Inter mes administrimit të energjive dhe fesë, gjashtë lojtarë agjërojnë

Debutimi i Robin Van Persit, dëmtimet në radhët e Interit dhe besimi i gjashtë futbollistëve…

5 hours ago

Historia e mahnitshme pas “Ushtrisë Terrakota” të Kinës

Ushtria masive Terrakota e Kinës, e gjetur në Xi'An, është një nga gjetjet arkeologjike më…

5 hours ago

Zgjedhjet e 11 majit, ish-presidenti Moisiu i jep një mesazh klasës politike

Ish-presidenti Alfred Moisiu, i pranishëm në një aktivitet përkujtimor të komunitetit çam në Elbasan, përcolli…

5 hours ago

Konkursi “Eureka n’28” – Hoxha: Zhvillojmë garë mes klasave të 10-ta dhe 11-ta

Gjimnazi “28 nëntori” në Shkodër organizoi një konkurs në lëndët shkencore mes viteve të para…

6 hours ago

Aleanca për Shqipërinë Madhështore, Berisha: Asnjë shqiptar nuk do ta njohë varfërinë ekstreme

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar se “koalicioni i krijuar i PD dhe…

6 hours ago

This website uses cookies.