“Arben Broci” përfituese e financimit – Shkolla profesionale do t’i nënshtrohet rikonstruksionit me fondet e MEKI
Investimi në infrastrukturën shkollore për arsimin profesional është thelbësor për avancimin e arsimit të Shqipërisë dhe zhvillimit ekonomik, duke përgatitur fuqinë punëtore për sfidat e botës moderne.
Në këtë kuadër, edhe shkolla “Arben Broci” në Shkodër do të pësojë ndryshime të rëndësishme duke u kthyer edhe në qendër multifunksionale
Përfituesit nga këto investime do te jenë nxënësit, stafet shkollore, bashkitë përkatëse, si dhe komunitetet, të cilët do të pajisen me hapësira pedagogjike moderne që do të përmbushin kapacitetet dhe kërkesat arsimore aktuale dhe të ardhshme.