Arben Duka, poeti që i përket përjetësisë, në “Një natë sa një jetë”

Arben  Duka ishte autor i shumë vëllimeve poetike të botuara e të ribotuara. Ishte bashkautor në rreth tre mijë këngë të të gjitha zhanreve duke filluar qysh nga viti 1974. Ka dhjetëra çmime si autor dhe bashkautor në gjininë e këngës, ku spikasin shtatë çmime të para në Festivalet Kombëtare të Këngës në Radiot Televizionin Shqiptar. Ishte autor i mijëra vargjeve humoristike dhe satirikë në shumë të përditshme dhe periodike.

E ftuar ne emisionin “Një natë sa një jetë” ne RTSH, bashkëshortja e poetit të njohur Pranvera Duka do të rrëfejë jetën dhe veprat e Arben Dukës.

E pyetur nga moderatorja Blerta Tafani për ndjesinë që ajo ka ndërsa flet për Arben Duken, Pranvera u shpreh se ndjehet e lumtur sepse është e rrethuar mes miqsh. Pranvera Duka gjithashtu tha se Arbeni ka shkruar që në moshë të re me kompozitor të mëdhenj të kohës.

“Jam shumë e lumtur sot, Beni meriton shumë e më shumë. Këto janë te gjithë miqtë e Benit që unë jam rritur me to. Kam 44 vjet bashkëjetese me Arben Dukën dhe me të gjithë kemi qenë si një shtëpi. Dhe sot jam me shumë emocione sepse këto e njohin jetën e Benit, kanë kënduar krijimtarinë e tij.

Në moshën 16- vjeçare Arbeni filloi të shpaloste veten, sepse ai ka filluar të shkruaj edhe në moshë më të vogël. Në moshën 19 vjeç Arbeni ka shkruar tekstin e parë me Agim Krajkën, kompozitori më i mirë i asaj kohe. Në moshën 24 vjeçare Zhuliana Jorganxhi e mbante në festivalin e RTSH-së sepse Beni redaktonte të gjitha tekstet e festivaleve.

Këngën e parë me Agim Krajkën e ka kënduar Irma Libohova “Çel kjo tokë si trëndafil” rreth viteve 1978. Librat e tij do ti kaloja unë do ti redaktoja unë, kishte një besim absolut tek mua”, tha Pranvera Duka.

Pranvera Duka bashkëshortja e poetit Arben Duka, mes shumë emocione ajo kujton 44 vjet bashkëjetesë me poetin, tekstë shkruesin e madh Arben Duka.  

“Arbeni ka shkruar që në moshën e hershme kur ka qenë 16 vjeç. Në moshën 19 vjeçare ai ka shkruar tekstin e parë me kompozitorin më te mirë të kohës,  Agim Krajka”.

Ajo kujton se këngën e parë e shkruar nga Arben Duka është kompozitor nga Agim Krajka dhe kënduar nga Irma Libohova, “Çel kjo tokë si Trëndafil”.

 Ndërsa këngëtari i njohur Kozma Dushi e kujtoi me shumë nostalgji  dhe përzemërsi Arben Dukën.

“Beni ishte i veçantë, ai kishte një zgjuarsi dhe e dinte mënyrën e këngëtarit. Ishte njeri i qeshur me humor, nuk nxehej kurrë, shumë kujtime kam me Benin, por provat që bënim më shumë nuk ishin në festival, më shumë po flas për kohën me Luan Zhegun”, u shpreh këngëtari Kozma Dushi. 

Gjithashtu edhe Meastro dhe kompozitori Miron Kotani u shpreh se Arben Duka solli risi në festivalet e atyre viteve.

“Meqë ishim tek kënga “Çel kjo tokë trëndafila” kujtoj që menjëherë pas festivalit shikoje nëpër rrugët e Tiranës të këndonin fjalët e mrekullueshme që ka shkruar Beni në atë këngë, që ishte një risi shumë e madhe për kohën sepse deri në ato vite ishim mësuar se në festivale fitonin edhe pak tematika për partinë. Dhe që të fitonte një këngë rinore qe për herë të parë që ngjitej në festival Nertila Koka dhe Gëzim Çela. Mos harrojmë se festivalet atëherë ishin ajka e krijimtarisë.

Mbaj mend që juria këngës i dha çmim të tretë jo çmim të parë, po ka qenë dikush që foli dhe i thotë drejtorit të përgjithshëm “Më fal, kjo është kënga fituese?”, u shpreh Maestro Kotani.

Gjithashtu dhe këngëtari i mirënjohur i flokut shqiptar Ylli Baka vlerësoi shumë figurën e poetit Arben Duka duke treguar dhe episode nga takimet e shpeshta që bënin së bashkua.

Baka kujton se e ka njohur poetin e madh në 2008 kur është kthyer nga jashtë dhe që nga ajo periudhë nuk  ishin ndarë së bashku, deri në momentin që ai nderoi jetë.

“Çdo gjë që të shkruante Beni, unë i merrja gjitha tekste dhe ajo ktheheshin në hite.  Për mua ishte si një baba, një profesor që me shumë respekt mund të them që më ka ndihmuar shumë në karrierën time”, u shpreh Baka.

E ftuar në këtë mbrëmje kushtuar poetit ishte e pranism dhe një tjetër këngëtare që ka bashkëpunuar me të madhin Arben Duka . 

Këngëtarja Nertila Vreto u shpreh se, “ unë zakonisht merrja këngë tabani dhe i përpunoja dhe më duhet diçka ndryshe. Shkoi dhe e takojë poetin dhe kur i them që jam nga Përrenjasi, ai direkt me tha që vallen e Rrajcës e njoh dhe e kërcej shumë mirë.  Dhe këtu ai i lindi ideja që t’më shkruaj një tekst për këtë që nga valle ta kthenim në këngë”.

Gjithashtu dhe Aleksandër Cipa në cilësin e poetit ka treguar ngjarje të hershme nga njohja që ka pasur me poetin e ndjerë Arben  Duka.

“Unë kam qenë nxënësi i Benit.  Beni ishte poet i kadencave të thella dhe nëse ai ka pasur suksese me kompozitorët për mua e ka pasur fal mirëkuptimsisë përmes përputhjes së tingullit me zanoret. Beni ishte poeti i zanorëve të cilat krijonin melodinë e tyre duke u gërshetuar me tingujt që krijonte kompozitori.  Ai ishte njohës i shkëlqyer i eton-kulturës shqiptare me të gjithë diferencat e tyre krahinore dhe përthyerjet etno-muzikale”, vlerësoi Çipa. 

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.