Arbitri, UEFA vendos një “anonim” për Bajern-Junajtid

albitri bajern
Kryesori i ndeshjes mes Bajernit të Mynihut dhe Mançester Junajtidit do të jetë Geln Nyberg. 34-vjeçari nga Suedia është një arbitër i ri dhe me shumë pak eksperiencë në këtë kompeticion pasi më parë ka vendosur drejtësi në vetëm dy takime.
Në edicionin 2022-2023 të Ligës së Kampioneve ai ka arbitruar ndeshjet e vlefshme për fazën e grupeve siç ishte ajo mes Shaktarit dhe Sëlltikut dhe ajo mes Reinxhërsave dhe Ajaksit.
Në këto dy takime suedezi ka ndëshkuar vetëm 4 lojtarë me kartonë të verdhë ndërkohë që ka akorduar dhe një penallti.